top of page
Search

Integrimi në BE,ja cilat janë kritikat kryesore dhe rekomandimet e BE-së nga Ronaldo Qose*

Të Përgjithshme

Shqipëria dhe rajoni kanë si ëndërr, por edhe si sfidë, integrimin në organizatën më të madhe politike dhe ekonomike të kontinentit, pra në BE. Rrugëtimi i shteteve të Gadishullit Ballkanik drejt Bashkimit Europian ka qenë gjithmonë një temë e gjerë diskutimi në mbarë unionin.

Është një nga sfidat më të vështira që ka hasur ndonjëherë BE, përsa i përket politikës zgjeruese të saj. Megjithatë, disa vende ballkanike e kanë realizuar anëtarësimin e tyre që disa dekada më parë, siç është për shëmbull rasti i vendit tonë fqinjë, Greqisë, që është anëtarësuar që në vitin 1981, Sllovenia në vitin 2004, Bullgaria dhe Rumania përfituan nga zgjerimi i vitit 2007, por së fundmi edhe Kroacia, që është edhe shteti-anëtar më i ri i këtij unioni në vitin 2013.


Zgjerimi i vendeve të rajonit

Mirëpo, BE nuk mjaftohet me kaq, ajo kërkon në gjirin e saj edhe vendet ballkanike që nuk janë anëtarësuar ende dhe ka hap rrugë për zgjerime të reja, mundësi e cila i ofrohet edhe vendit tonë, por edhe Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Serbisë apo edhe Kosovës. Serbia dhe Mali i Zi kanë çelur procesin e negociatave dhe ndodhen një hap para Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, të cilat presin një datë konkrete për hapjen e negociatave dhe thuhet se do jetë në tetor të këtij viti,


Shqipëria dhe intergrimi europian

por situata aktuale politike në Shqipëri nuk premton shumë fatkeqësisht, gjë e cila mund të rezultojë edhe në një ndarje të mundshme nga Maqedonia e Veriut, përsa i përket procesit të integrimit. BE ka përcaktuar disa kushte me anë të Këshillit të Çështjeve të Përgjithsme për vendet e ballkanit siç janë: respektimi i parimeve demokratike, liritë dhe të drejtat e njeriut, forcimi dhe respektimi i shtetit të së drejtës, mbrojtja e minoriteteve, zhvillimi i ekonomisë së tregut dhe bashkëpunimi rajonal.


Kritikat për Shqipërinë nga BE-ja

Kritikat që i janë bërë Shqipërisë nga BE përsa i përket progresit në procesin e integrimit janë:

I. mospërmbushja e kriterit politik,

II. 2)mospërmbushja e stabilitetit dhe efektivitetit të institucioneve demokratike,

III. 3)mosfunksionimi i duhur i Parlamentit dhe procedurave të tij,

IV. 4)probleme me zbatimin e legjislacionit,

V. 5)politizimi i administratës publike dhe shërbimit civil dhe transparenca në emërime, 6)funksionimi, efikasiteti dhe pavarësia e gjyqësorit janë me shqetësime serioze,

VI. 7)politizimi i Dekreteve të Presidentit përsa i përket emërimit të anëtarëve të Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese,

VII. 8)korrupsioni në të gjitha fushat dhe

VIII. 9)mungesa e transparencës në financimin e partive politike.


Rekomandimet e BE-së

BE ka dhënë edhe rekomandime ndaj Shqipërisë, të cilat janë: 1)plotësimi i funksionimit normal të Parlamentit në bazën e dialogut politik që përfshijnë të gjitha partitë politike, 2)miratimi i ligjeve që qëndrojnë të pa miratuara, 3)përforcimi i maxhorancës në Parlament, 4)emërimi i avokatit të popullit dhe sigurimi i një procesi të rregullt votimi në Parlament për anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese, 5)modifikimi i kornizës ligjore për zgjedhjet në përputhje me rekomandimet e OSBE, 6)sigurimi i mbajtjës së zgjedhjeve në përputhje me standartet ndërkombëtare, 7)përmbushja e reformës në administratën publike dhe depolitizimi i saj, 8)forcimi i zbatimit të ligjit dhe ndërmarrja e reformave në drejtësi, 9)zbatimi në mënyrë efektive e strategjive të qeverisë për antikorrupsionin, 10)heqja e pengesave të investigimit në lidhje me hetimin e gjyqtarve, ministrave dhe deputetëve, 11)forcimi i luftës kundër krimit të organizuar, 12)miratimi i një strategjie kombëtare për të drejtat e pronësisë dhe parashikimi i kthimit dhe kompensimit të pronave, 13)forcimi dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut, 14)përmirësimi i trajtimit të të ndaluarve në komisariate dhe dhomat e paraburgimit, 15)përforcimi i bashkëpunimit rajonal.


Kombi shqiptar është kombi që mbështet në mënyrë masive anëtarësimin e vendit në këtë organizatë, por fatkeqësisht mund të thuhet se është njëkohësisht edhe më larg kësaj familjeje, pasi politika shqiptare ka arritur me mënyra spektakulare të shpërdoroj çdo ofertë të dhënë që nga ardhja e pluralizmit në vitin 1991 e deri më sot, gjë e cila rezulton sot në një Shqipëri që ende përpëlitet për progres, kur fare mirë me politika më të zgjuara dhe atdhedashëse mund ti ishte bashkuar BE-së vite më parë.

*Ronaldo Qose - Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci UMSH

Comments


bottom of page