top of page
Search

Intoleranca dhe alergjitë ushqimore. Cili është ndryshimi mes tyre? Dr.Anila Kalleshi

Fillimisht është e mirë të kuptohet saktësisht diferenca mëse e dallueshme ndërmjet intolerancës ushqimore dhe alergjisë ushqimore.

E përbashkëta e vetme e tyre është se në të dyja rastet trupi ka një reagim kur konsumon ushqim.

Por, intoleranca dhe alergjitë nuk janë e njëjta gjë. Intoleranca ushqimore ose hipersensibiliteti ushqimor apo ndjeshmëria ushqimore është një reaksion i dëmshëm ndaj një ushqimi apo shtese ushqimore. Ajo mund të shkaktohet nga defiçencat enzimatike (psh. laktozës apo histaminës), elementet farmakologjikë të ushqimeve si: sulfitet, glutamatet, aminat vazoaktive, etj), toksinat (aflatoksina), etj.

Intoleranca ushqimore

Një intolerancë uhqimore nuk sjell domosdoshmërisht një reagim të menjëhershëm, si në rastin e alergjisë dhe shfaqja e simptomave varion nga disa orë në disa ditë pas marrjes së ushqimit. Intoleranca ushqimore duket të jetë e lidhur me pamundësinë e trupit tonë për të tretur dhe asimiluar disa përbërës të ushqimit ose me disa inflamacione të trupit të shkaktuara nga ushqimi. Shpesh, nga intoleranca ushqimore, mund të ndihemi keq, gjendje e cila shoqërohet me të vjella, neveri ndaj ushqimeve dhe aromave të caktuara. Kjo mund të shoqërohet dhe me marrje mendsh ose djersitje të tepërt. Mund të keni kruarje intensive dhe po kështu edhe shenja në lëkurë. Ënjtje dhe probleme gastrointestinale të cilat shoqërohen me një ndjenjë tensioni në stomak që shkaktohet nga grumbullimi i tepërt i gazit. Refluks gastroezofageal, që ndodh kur përmbajtjet e stomakut kthehen mbrapsht në ezofag gjatë dhe pas ushqyerjes. Kolit, mund të keni dhimbje të barkut, kontraktim të muskujve të zorrëve dhe papritmas ndiheni keq, të dobët dhe ju vjen për të vjellë. Dhimbje koke e cila mund të jetë e lokalizuar në një pjesë ose në tërësi. Një nga shkaqet e saj, mund të jetë pikërisht intoleranca ushqimore. Në të shumtën e rasteve intoleranca ushqimore shkakton simptoma në nivel të stomakut ose zorrëve. Patologjite më të zakonshme qē shfaqen si pasojë e intolerances ushqimore jane: • Probleme me aparatin tonë tretës : meteorizem , mostretja (dispepsia), urth dhe dhimbje në pjesën e sipërme të barkut. ulcera duodenale, kolit ulçeroz, diarre, sëmundja Crohn, refluks, gazra, sindroma e zorrës se irrituar, celiakia, gastrit etj). - Diarreja është një tjetër simptomë karakteristike e intolerancës ushqimore, e cila mund të shoqërohet dhe me gazra të tepërta në organizëm. Intoleranca ushqimore mund të shkaktojë një prezencë më të madhe të gazit në stomak dhe në zonën intestinale. • Çrregullime metabolike si: diabeti, kolesteroli i lartë, amenorrhea, dismenorrhea, etj. • Sëmundjet e lëkurës si: ekzema, psoriazis, akne, dermatit etj) • Sëmundje alergjike (rinit alergjik, bronkit, astma bronkiale etj) • Insufiçencë renale, çistit kronik, urinim i pavullnetshëm, infeksione vaginale, sterilitet. • Hypo dhe hyperthyroidism • Lodhje kronike .levizje te humorit, kriza paniku, stres te vazhdueshem.. • Dhimbje koke (migrenë, neuralgji) • Kriza neurovegjetative , sëmundje mendore, epilepsi, disa forma të skizofrenisë. • Arthritis, arthrosis, myalgji • Hipertension, semundje te zemrës, takikardi, spazma e gjymtyrëve të poshtem . Intoleranca ushqimore tregon se ato ushqime që ne konsumojmë nuk janë korrekte për organizmin tonë, p.sh. duke marrë shumë vitaminë C mund të kemi probleme me sistemin imunitar, mund të kemi probleme me humorin. Vitaminat dhe kripërat minerale ndikojnë në shumë probleme në trupin tonë. Një mosmarrje në mënyrën e duhur të kalciumit mund të krijojë probleme me osteoporozën. Një mënyrë e gabuar e marrjes së hekurit mund të provokojë dhimbje koke. Nga ana tjetër, nëse kemi një PH të stomakut që është i alternuar atëherë kemi një asimilim të hekurit jo të rregullt. Ndaj dhe këshillohet që të bëhet një test gjenetik për intolerancat ushqimore.

ALERGJIA USHQIMORE

Në alergjinë klasike reagimi ndaj alergenit është i menjëhershëm (çlirim i menjëhershëm i histaminës dhe simptoma të menjëhershme). Në këtë rast futen në lojë imuniglobulinat IgE. Sistemi ynë imunitar reagon shumë shpejt, sapo marrim ushqimin ndaj të cilit jemi alergjik. Jemi në prani të një reaksioni alergjik kur sistemi ynë imunitar prodhon antikorpe kundër një substance të padëmshme, të pranishme në ushqim (ose në mjedis), sikur të ishte patogjene.

Komplekset imune antigen – antitrup që nuk arrijnë të eleminohen nga gjaku, depozitohen në inde, duke zhvilluar procese inflamatore. Pacientët me një sistem imun të dobësuar ose me rritje të përshkueshmërisë së zorrës (leaky gut syndrome), janë më të ndjeshëm ndaj këtyre proceseve inflamatore.

Sindroma e mësipërme, mund të shkaktohet nga dieta të lidhura me hiperaciditetin e florës intestinale, mjekime të ndryshme, infeksione, konservuesit e ushqimeve, alkooli, nikotina ose stresi.

Komplekset imune depozitohen në mënyrë preferenciale në inde të dëmtuar për shkak të sëmundjeve, infeksioneve ose toksinave, duke sjellë një rritje të inflamacionit dhe simptomave kronike.

Dr. Anila Kalleshi


Comments


bottom of page