top of page
Search

Investimet e Kinës në infrastrukturë thellojnë borxhet e vendeve të Ballkanit Perëndimor

FMN thotë se projektet e Pekinit janë pjesërisht fajtore për problemet ekonomike në rajon.


Vendet e Ballkanit Perëndimor po përballen me një rrezik në rritje të borxhit dhe projektet zhvillimore të infrastrukturës të udhëhequr nga Kina janë pjesërisht shkaktare për këtë, paralajmëroi Fondi Monetar Ndërkombëtar këtë javë.


Një shembull, sipas raportit të FMN të publikuar të hënën, është Mali i Zi, i cili edhe pse ka një ekonomi relativisht të fortë po ndikohet nga presioni në rritje të borxhit. Dokumenti ilustron me autostradën Bar-Boljare, një projekt i financuar nga Pekini që po ndërtohet për të lidhur bregdetin e Malit të Zi me fqinjin e saj Serbinë. Zhvillimi i rrugës, tha ai, ka kontribuar në rritjen ekonomike të vendit, por gjithashtu ka krijuar nivele të larta të borxhit të sektorit publik. Faza e parë e projektit qe u financua me kredi nga Banka e Kinës Eksport-Import midis 2015 dhe 2017, i ka kushtuar vendit gati një të katërtën e produktit të saj të brendshëm bruto.



Ndërkohë, një raport monitorimi i FMN për Shqipërinë i botuar të martën i bëri thirrje vendit të dyfishojë përpjekjet e tij për të ulur borxhin e tij të lartë publik.


Ndërsa Pekini ka përfshirje të kufizuar në financat publike të Shqipërisë, China Everbright Group zotëron Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, ndërsa ndërmarrje të tjera kineze kanë aksione në fushat e naftës në vend.


Kina dhe Shqipëria kanë rënë dakord të zgjerojnë bashkëpunimin e tyre, dhe ndërsa ishin në një vizitë në Shqiperi vitin e kaluar, zyrtarët e Pekinit inkurajuan Tiranën që të përshpejtojë nënshkrimin e një memorandumi mirëkuptimi për investime ne korridore rrugore.


Planet tashmë kane ngjallur shqetësime në Evropë për problemet rritjes së borxhit, por dhe nga frika se Kina po përdor potencialin e saj të madh financiar për të influencuar Bashkimin Evropian.


Të enjten (19 shtator 2019), Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe krerët e saj të BE u takuan krerët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në Sofje. Gjatë diskutimeve, Merkel njohu përpjekjet e vendeve për të punuar drejt anëtarësimit në BE, por refuzoi t'i përkushtohej qëllimit ambicioz të Presidentit të Komisionit të BE-së, Jean-Claude Juncker, për anëtarësim për të gjithë, deri në vitin 2025.


Merkel pritet të ngrejë çështjen e Nismës Kineze “Korridore dhe Rrugë" gjatë vizitës së saj dy-ditore në Kinë, e cila fillon të enjten.


Në një udhëtim në Ballkan në shkurt, liderja gjerman paralajmëroi për ndikimin në rritje të Kinës në rajon, duke thënë se “mirëpret investimet e Pekinit, por a jane te lidhura ato me një axhendë politike…”

Comments


bottom of page