top of page
Search

Inxhinieri del pro legalizimit të kanabisit/ “Personalisht më duhet për tu kuruar, ja benefitet"

Legalizimi i kanabisit mjekësor në vendin tonë ka qenë një nga temat që ka ngjallur më shumë diskutim. Të shumtë janë ata që e kanë mirëpritur këtë nismë për shkak të ndikimit që do ketë në ekonomi, por edhe në shëndetësi, por ka pasur edhe nga ana që e kanë kundërshtuar.

Por për inxhinierin Tanush Çaushi, legalizimi i kanabisit do të sjellë një sërë benefitesh.

Në një intervistë për CNA.al, ai tha se ka ndjekur një kurs 6 javor për sëmundjen e Sklerozës Multiple në Institutin e Kërkimeve Shkencore Menzie, nga ku ka mësuar se vaji i kanabisit trajton një sërë sëmundjesh.


Po, unë jam Inxhinier Ndërtimi. Njëkohësisht kam përfunduar edhe Kursin 6-Javor për sëmundjen e Sklerozës Multiple në Institutin e Kërkimeve Shkencore Menzie. Midis të tjerave në këtë Kurs kam mësuar se përbërës të caktuar të kanabisit sic është CBD-Oil , ndikojnë pozitivisht në menaxhimin e shumë sëmundjeve. Përfitimet do të jenë së pari në funksion të trajtimit të pacientit për sëmundje të ndryshme nga më të vështirat.

Kjo e drejtë është edhe bazuar në ligjin për trajtimi e pacientit ku theksohet se pacienti duhet të trajtohet në mënyrë cilësore dhe e drejta e pacientit për tu trajtuar është universale.

Përfitimet e tjera që më së miri mund ti shpjegojnë ekonomistët janë ato financiare dhe nga pikëpamja ligjore mirë është që kultivimi të jetë i kontrolluar?, tha ai për CNA.al.

Çaushi, i cili vuan vetë nga sëmundja e sklerozës multiple, tregon domosdoshmërin që ka legalizimi i kanabisit. Ai thotë se vetë e ka të nevojshme ta përdorë si kurë, por nëse e ble në një shtet tjetër ku është i legalizuar, nuk mund ta konsumojë në Shqipëri.

Une kam që në vitin 2015 diagnostikuar me Skleroze Multiple . Kam kohë që dua të trajtohem me këtë medikament, por quhem Kriminel nese e blej ne Kosovë apo Maqedoni ku është e ligjshme dhe ekonsumoj këtu. Duke biseduar me miqtë e mi në Maqedoni dhe Kosovë, ata më kanë premtuar të ma blenin, por në vendin tim është e ndaluar të trajtohem me medikamentet që shkenca ka miratuar dhe provuar si efektive. Po do më shërbejë si trajtim dhe kam kohë që e pres legalizimin. Ky medikament do na shërbejë ne pacienteve në menaxhimin e sëmundjeve të ndryshme që nga Kanceri, HIV, Skleroza Multiple..etj, deklaroi më tej Çaushi.

Në fund, inxhinieri kishte edhe një koment për të gjithë skeptikët.

Për të gjithë skeptikët, desha të theksoja se janë opinione shumë të cekta, joshkencore dhe në kundërshtim me parimet ligjore të trajtimit të pacientit. I sugjeroj të shfletojnë më shumë literaturë shkencore për dobinë e kanabisit mjekësor dhe pastaj të shprehen me shpoti dhe ta politizojnë këtë çështje. Është pikë së pari në të mirë të pacientëve dhe trajtimit të tyre dhe e bazuar në legjislacion ku theksohet e drejta e trajtimit mjekësor cilësor.

Na lini ju lutem të kurohemi, mos e ktheni jetën tonë në politikë. Une jam pro jetës dhe trajtimeve për tu kthyer në jetë?, tha ai për CNA.al.-E.K



Comments


bottom of page