Disa ushqime, të cilësuara si të pashëndetshme për shëndetin e fëmijëve nuk do të lejohen të tregtohen më në ambientet brenda apo pranë shkollave 9-vjeçare dhe gjimnazeve të vendit.
Lista e ushqimeve të ndaluara për t’u furnizuar e ofruar në mjediset e institucioneve arsimore
Nuk lejohet të ofrohen ushqimet e mëposhtme:
1. Kripë tryeze dhe përbërës të tjerë: – kripë shtesë nuk duhet të sigurohet në shkolla; – nëse ka në dispozicion aromatizues, ato duhet të shpërndahen vetëm në porcione jo më shumë se 10 ml /pjesë ( si p.sh.: ketchup domatesh, majonezë, mustardë etj.).
2. Ëmbëlsira të paketuara: – Çokollatë dhe produkte çokollate (çokollatë e thjeshtë ose e bardhë, vezë të mbushura me çokollatë, çokokrem); – Produkte të veshura me çokollatë (p.sh.: biskota pjesërisht ose plotësisht të veshura, fruta ose arra të veshura me çokollatë, akullore dhe drithëra të veshura me çokollatë); – Ëmbëlsirë duke përfshirë ëmbëlsirat pa sheqer (p.sh.: çamçakëz, xhelatina, likuiricia, karamele të çdo lloji përfshirë menta, lëpirëse sheqeri, ëmbëlsira me sherbet, marshmallows, dhe ëmbëlsira të tjera); – Çokollatë, kos ose fruta të thata dhe arra të veshura me sheqer; – Bareta drithërash, ëmbëlsira me fruta të përpunuara.
3. Ushqime të skuqura: Ushqime të skuqura, përfshirë produktet e skuqura thellë në procesin e prodhimit. Kjo përfshin, për shembull: patatina, salsiçe të skuqura, kofshë pule të skuqura, petulla, etj.
4. Ushqime të aromatizuara (savoury snacks):* Ushqime të aromatizuara me një përmbajtje yndyre, yndyre të ngopur, natriumi dhe sheqeri mbi kriteret e specifikuara në aneksin 1, dhe në një madhësi paketimi më të madhe se 25 g.
*Megjithëse snacks mund të përmbushin kriteret specifike të mësipërme, shkollat duhet të marrin në konsideratë të veçantë vendosjen dhe disponueshmërinë e ushqimeve të tilla, p.sh. në makinat e shitjes, pasi këto produkte nuk lejohen të ofrohen gjatë shërbimit të vaktit të drekës në shkollë.
5.Nuk lejohet të ofrohen pijet e mëposhtme: – pijet freskuese (me ose pa gaz) duke përfshirë ujëra me aromë; – pijet e cilësuara si “pa sheqer” (me ose pa gaz) përfshirë ujërat me aromë; – pije të gazuara që përmbajnë sheqer të shtuar; – lëngjet e frutave të ëmbëltuara me sheqer të shtuar; – lëngjet e perimeve me sheqer ose kripë të shtuar; – lëngjet e ëmbla të koncentruara, të bëra ose të aromanizuara me lëngje frutash, të cilat hollohen për të bërë një pije;
– qumësht i plotë; – pijet energjike.
Familt Care Albania, na ndiqni në faqen
Comments