Tërmeti i Shkodrës, më 1 qershor 1905, përfaqëson një nga dukuritë sizmike më të forta që ka ndodhur në Shqipëri. Ky tërmet ka tërhequr vëmendjen e sizmologëve të vendeve të ndryshme, disa prej të cilëve kanë bërë studime të veçanta për të.
Tregohet se intensiteti mesatar epiqendror i këtij tërmeti ishte 9 gradë (shkalla MSK-64) dhe se epiqendra makrosizmike ndodhet pranë fshatit Trush (42° 02′N 19°30′L).
Këto rezultate bazohen në të dhënat makrosizmike të mbledhura nga burime të ndryshme: 40 fotografi të cilat tregojnë dëmet e shkaktuara nga ky tërmet në qytetin e Shkodrës së asaj kohe dhe të cilat u nxorën për herë të parë në dritë në vitin 1972 dhe mbi të dhënat e ekspeditave sizmologjike në rrethin e Shkodrës dhe Lezhës.
Ky punim ka për qëllim të demonstrojë se kushtet e tokës ndikojnë fuqishëm në intensitetin e vëzhguar edhe në distanca shumë të shkurtra nga epiqendra. Dallimi i intensitetit të vëzhguar mund të jetë deri në 2 gradë midis kushteve të tokës së fortë (gëlqerore, flish) dhe të lirshme.
Comments