top of page
Search

Ja çfarë na tregojnë Statistikat e INSTAT për Covid-19

Nga Tanush Çaushi*


Nisur nga thashethemnaja dhe dyshimet që kishte edhe në Itali në lidhje me vdekshmërinë nga Covid-19 , vendosa të shfletoja statistikat e INSTAT nga njëra anë dhe ato të Covid-19 të dhëna nga MSH për Tiranën si vatra më e ndezur nga ana tjetër.

Ideja është të bëjmë një analizë të thjeshtë numrash dhe të nxjerrim ca konkluzione në bazë të shifrave.

 

Kështu pra le të marrim shifrat e Covid të përditësuara sot nga MSH.

Humbje jete Në total:   112

(Qarku Tiranë 57 humbje jete totali) e llogaritur kjo që nga mesi i Marsit 2020 deri 19 Korrik, gati 4 muaj.

INSTAT për Tiranën në tremujorin e parë të vitit 2019 ( janar-mars ) kishte 1504 viktima.

Në të njëjtën periudhë 2020 raportohet ulje ë lehtë e numrit të vdekjeve, nga 1504 në 1499.


Nga kjo nxjerrim konkluzionin Nr.1:

Virusi në Shqipëri para Marsit 2020 ose nuk ka qenë prezent, ose nëse ka qenë siç pretendojnë disa ekspertë nuk ka ndikuar fare në humbjen e jetës së popullatës. Po të marrim shifrat e 4 viteve të fundit nuk ka shmangje domethënëse nga shifra 1500.


Konkluzioni nr.2: për tremujorin e dytë 2020, që në fakt është konstatim ende nuk ka shifra të deklaruara. Për hir të transparencës duhen deklaruar shifrat që të arrijmë në konkluzione shkencore.


Konkluzioni nr.3: edhe nëse pacientët që fatkeqësisht kanë humbur jetën do të kishin 100% si shkaktar Covid-19, atëherë ata do të përbënin as 3% të numrit total të jetëve të humbura për Tiranën.


Konkluzioni nr.4: duke qenë se vetë Ministria në 90% të rasteve ka deklaruar se viktimat kishin sëmundje të tjera, atëherë vdekshmërisë nga virusi ulet deri në atë të gripit të zakonshëm 0.3%. Le të presim dhe shpresojmë.


Duke pritur me shumë padurim edhe statistikat e munguara dhe të vonuara për periudhën Mars-Qershor nga ana e INSTAT.

Le të shpresojmë për një transparencë dhe jo deformim për hir të jetës dhe zhvillimit të vendit.

* Tanush Çaushi - Ekspert Disaster Risk Management



Comments


bottom of page