Nga Pajtim Çaushi*
U shpreh me krenari nga Profesor Krasniqi më 9 nentor të 2020 në gjyqin e turpshëm të Hagës (Serbisë dhe Rusisë). Pra, lavditë rilindin. U degjua rishtas e Vërteta rilindase e para 150 viteve shprehur nga Pashko Vasa:
- Feja e shqiptarit është shqiptaria!...
Si ndodhi?... Përse ia kujtoi botës Profesori këtë program e devizë të Rilindjes?...
Ja tragjikomedia e Shvejkēve të sotëm:
Një trup gjyqësore e ngritur nga Kuvendi i Kosovës, por pa asnjë kosovar dhe simbol të Kosovës rreket t'i përçajë shqiptarët e saj me akuzën e sajuar të genocidit fetar mes tyre gjatë Luftës Çlirimtare kundër fashizmit serb.
E turpshme, e dënueshme, armiqësore dhe keqdashëse në çdo aspekt.
Ajo që u vërejt në atë sallë të antidrejtësisë ishte falciteti dhe mashtrimi.
Thelbi sofist i kësaj estrade ishte retorika e prokurorit akuzues për të vërtetuar asimetrinë absurde se ujku është viktima, ndërsa qengji krimineli.
Sa e shëmtuar!...
Heronjtë njëzetarë të një kombi përcillen me pranga në sallën e sikurdrejtësisë sepse kanë luftuar për lirinë e rrëmbyer, kanë mbrojtur nderin e vajzave e motrave, kanë bashkëpunuar me drejtësinë.
Sa e ulët!...
Kriminelët fërkojnë duart para ekraneve duke ndjekur teatrin absurd e kriminal të sajuar nga ata vet e të shitur në tregjet e botës.
Dhe habia absurde vijon në dy shtetet shqiptare. Në Tiranë e Prishtinë heshtje sikur asgjë s'ka ndodhur. Akuza ndaj njëri tjetrit për poste e vjedhje plot, revoltë apo rezolutë kundër kriminelëve asnjë!...
Sa e madhërishme!...
Profesor Jakup Krasniqi, autori i 14 librave, predikues i humanizmit ndëretnik e ndërfetar, që gjatë gjithë jetës nuk e ka shkrepur asnjëherë armën akuzohet për vrasës e kriminel. I revoltuar, por dhe i prekur e i zhgënjyer, thotë:
"Çdo akuzë është një gënjeshtër e gatuar në Beograd... Unë nuk jam as musliman as katolik, jam shqiptar!"
Presidenti Hashim Thaçi, udhëheqës politik i Ushtrisē së Lavdishme Çlirimtare të Kosovës, vlerësuar si Gjergj Uashingtoni i saj, u drejtohet me dinjitet gjyqtarëve të sikurdrejtësisë:
"Do të flas shqip se atë kam gjuhë Nëne!... Asnjë nga akuzat nuk qëndron, i hedh poshtë dhe i përbuz me neveri!"
Ja kështu, në një sallë të anti drejtësisë nē Hagë (Beograd - Moskë) shfaqen njëherësh absurdja, sofistja, kriminalja, e shëmtuara, e ulëta kanibale... por edhe e Bukura dhe e Madhërishmja njerēzore e dinjitare!...
* Shkrimtar nga Shqipëria
コメント