Poezi nga: Shqipe HASANI
Në thinjat e juaj është liria
Çdoherë ju ndjekën dallgët e përplasura
Por frerët e sinjaleve do bëjnë dritë muzgun e fundit
Sa herë po përmendet Haga famkeqe
Unë po bëhem më e thinjur
Por dhembjes po mi forcohet trupi si trung i lashtë që mban skeletin e nuk thyhet.
Ndoshta një ditë më pagëzoni Hyjneshë e hakëmarrjes
Arsyja për gjakun që s'më lë të qetë
Ndërmjet sokollima gjahtarësh,murgeshave në mllef
Në hove dalldisura n'pelerina të zeza
Si sorrat që krrokasin fletëve të lakrave blu
E pamëshirshme ndihem
Durimit po mi zbehet lëkura
Po mi këputen frenjtë padrejtësisht
Për vëllezërit që po mi gjykojnë
Po mi denojnë nëpër sagat e dhembjes
Po ua fshehin diellin e paqes.
Më fal e bukura liri,sot po ndezi veç qirinj
Se lulëkuqet e mërzitura
Po i rriti me ujë turbullirash
Po mi vërshohet shtrati i eshtrave
Tokës po mi lëkunden gurtë e kullave
Unë po pres vetëm edhe pak ditë
Se vëllezërit e mi përsëri janë në këmbë
Të më shpëtojnë,të më ringjallin midis zjarrit dhe ujit
Ata janë çlirimtarët e mi
Që nuk e dëshpërojne as lotin e nënës
As portretin e motrës
Qe bëhet mit
Edhe kur pati edhe s'pati furtunë
Dielli i ushtrisë sime është triumfi i lirisë.
Nga Pajtim Çaushi
( në vijim të poezisë së poetes Shqipe Hasani "Në thinja e juaj është liria" për farsën e Hagës).
Kështu u shpreh me krenari Profesor Krasniqi më 9 nentor të 2020 - ës në gjyqin e turpshëm të Hagës (më sakt të Serbisë dhe Rusisë).
Pra, lavditë rilindin...
U degjua rishtas e Vërteta rilindase e para 150 viteve shprehur nga Pashko Vasa:
- Feja e shqiptarit është shqiptaria!...
Si ndodhi atë ditë në Hagën e përfolur?...
Përse ia kujtoi botës Profesori këtë program e devizë të Rilindjes Shqiptare?...
Ja tragjikomedia e Shvejkēve të sotëm:
Një trup gjyqësore e ngritur nga ligji i aprovuar prej Kuvendit të Kosovës, por pa asnjë gjyqtar shqiptar me shtetësi kosovare dhe simbol të Kosovës!...
Trupa e ulur në ndenjëset e peshores së drejtësisë sipas ligjit të Kuvendit shqiptar të Kosovës rreket t'i përçajë shqiptarët e saj me akuzën e sajuar të genocidit fetar mes tyre gjatë Luftës Çlirimtare kundër fashizmit serb!...
E pabesë, e turpshme, e dënueshme, armiqësore, keqdashëse në çdo aspekt!...
Ajo që u vërejt në atë sallë të antidrejtësisë ishte falciteti dhe mashtrimi.
Thelbi sofist i kësaj estrade ishte retorika e prokurorit akuzues për të vërtetuar asimetrinë absurde se ujku është viktima, ndërsa qengji krimineli.
Sa e shëmtuar!...
Heronjtë njëzetarë të një kombi të fillesës njerëzore përcillen me pranga në sallën e sikurdrejtësisë sepse kanë luftuar për lirinë e rrëmbyer, kanë mbrojtur nderin e vajzave e motrave, kanë bashkëpunuar me drejtësinë!...
Sa e ulët!...
Kriminelët fërkojnë duart para ekraneve duke ndjekur teatrin absurd e kriminal të sajuar nga ata vet e të shitur në tregjet e botës.
Dhe habia absurde vijon në dy shtetet shqiptare.
Në Tiranë e Prishtinë heshtje sikur asgjë s'ka ndodhur.
Akuza ndaj njëri tjetrit për poste e vjedhje plot e plot...
Revoltë e rezolutë për kriminelët serbë asnjë në botë!...
Por sa e madhërishme...!
Profesor Jakup Krasniqi, autori i 14 librave, predikues i humanizmit ndëretnik e ndërfetar, që gjatë gjithë jetës nuk e ka shkrepur asnjëherë armën, akuzohet për vrasës e kriminel!...
I revoltuar, por dhe i prekur e i zhgënjyer, Profesori thotë:
- Çdo akuzë është një gënjeshtër e gatuar atje në Beograd...
Unë nuk jam as musliman as katolik, jam vetëm shqiptar!...
Presidenti Hashim Thaçi, udhëheqës politik i Ushtrisē së Lavdishme Çlirimtare të Kosovës, vlerësuar si Gjergj Uashingtoni i saj, u drejtohet me dinjitet gjyqtarëve të sikurdrejtësisë:
- Do të flas shqip se atë kam gjuhë Nëne!... Asnjë nga akuzat nuk qëndron, i hedh poshtë dhe i përbuz me neveri!"
Kështu, në një sallë të antidrejtësisë nē Hagë (Beograd - Moskë) shfaqen njëherësh absurdja, sofistja, kriminalja, e shëmtuara, e ulëta kanibale!...
Por edhe e Bukura dhe e Madhërishmja njerēzore e dinjitare!...
Comentários