top of page
Search

Jam Trëndafili i Erërave të Jonit

Nga Vangjel Zafirati











Vangjel Zafirati është një nga zërat më të njohur të poetëve të minoritetit grek në Shqipëri. Në thelb të poezisë së tij qëndron shkurtësia, meditimi dhe nenteksti.


PËRSHËNDETJE


Mirmëngjes,

zonjë e dashur, perëndim i përflakur

që më djeg.


Zonjë e largët,

agim i purpurt, flokëverdha ime,

e veçanta ime dhe e vetme

në këtë qytet.


Të përshëndes

ujvarë drite,

gardelinë e kafazit, e ndrojtur,

unë jam dega e çelur e erës

ku mund të qendrosh.


Jam Trëndafili i Erërave të Jonit

që portat e anijeve pa leje i hap

ndërsa nëpër dete ëndërrash lundron kapiteni.


Do vi

si era e ngrohtë e Prillit,

pemën e heshtur te shkund,

sythin e fjetur do zgjoj

sa brenda tij

lëngu i jetës, vrullshëm të shpërthejë !

Comments


bottom of page