top of page
Search

Java e modës në qytetin e Parisit 2019


Në shtator starton turneu i javës së modës në Paris. Ky lajm u publikua në faqen online Java e Modës në qytetin e Parisit 2019. Kjo shfaqje mode do te yhvillohet brenda Kullës së mrekullueshme Eiffel në Paris, Francë, kryeqyteti i modës në botë. Stilistet më te mirënjohur si dhe stilistët e ardhshëm të yjeve do të tregojnë kreativitetin e mahnitshëm, modelet e jashtëzakonshme dhe prodhimin në klasë botërore nga çdo pjesë e botës në 27 Shtator 2019.

“Java e modës në qytetin e Parisit është e detyruar të tërheqë vëmendjen ndërkombëtare të nje game të gjërë te njerzve të apasionuar pas modës,entuziastëve dhe mediave, duke siguruar një platformë të fortë për stilistët e talentuar ndërkombëtarë, për të shfaqur krijimet e tyre para botës", është shprehur producentja Ishika Chaudhary.

Në këtë shfaqje të shkëlqyeshme do të marrin pjesë gjashtëmbëdhjetë stilistë ndërkombëtarë, duke përfshirë Michael Lombardin e mahnitshëm, Lily Marotto, Willette Battle, Sylvia Dahi, Natacha Van, Sofiya Mozley dhe Nadia Azumi. Me një stilist të njohur si Michael Lombard që drejton shfaqjen, java e modës në qytetin e Parisit do të jetë qendra e tërheqjes dhe mbreti i Fashion Shows në Paris këtë vit.

Burimi: Paris City Fashion Week

Comments


bottom of page