Zemra e gjyshit Iris
sa i bukur ai shtat,
ngjan si flutur, je për mis,
sot u ngjite dhe një kat.
Porsi ngjyrat e ylberit
me të rritur merr shkëlqim,
në shkollë tek tabelë e nderit,
dhjetë me yll në çdo mësim.
Je si trendafil që çel,
kanarinë ngjyrë flori,
rrezja
e diellit kur del...
Ç'na ke fal o Perëndi!
Nga sytë e tu të shkruar
marrim, falim dashuri,
prill e maj kudo kam shkuar,
jo, jo s"pashë lule si ti!...
Gjyshi uron mga Saranda
shtatë vjetorin sot ti ke,
rrotull kam ca pulëbardha,
thonë uroje dhe nga ne.
Jetë të gjatë e fati lumë,
të shkelqesh si yll patjetër,
si të parët të lesh gjurmë,
Rrofsh edhe një shekull tjetêr...
MUSTAFA HAXHI
Comments