top of page
Search

Jeta jonë që vlen sa një xhiro shpejtësie

Nga Tanush Çaushi Ndërsa ecën me makinën tënde rrugës, i qetë dhe me dëshirën për të vizituar atdheun, jeta të ndërpritet jo prej Zotit, por prej njeriut. Gangsterët e rinj që kanë fituar pesë lekë e konsiderojnë rrugën pronë private dhe me të drejtën e tyre për të marrë jetën e njeriut me anë të shpejtësisë pakufi.

Ku e marrin këtë guxim vallle? Po shteti ku është? Përse nuk merren masa që të parandalohen ngjarje të tilla?

Nuk është hera e parë qe ngjarje makabre përgjakin rrugët tona automibilistike. Ngjarja e sotme vërteton më së miri se jeta e njeriut në Shqipëri, jo vetëm që është e pasigurtë, por vlen sa një xhiro me shpejtësi të makinave të tipit të fundit. Ngjarja e sotme tragjike ku humbën jetën 4 persona nga dëshira "për të provouar makinën" tregon shumë gjëra dhe ngre disa pikëpyetje: - Vlerat tona që po rrisim në këtë vend? - Ngre pikëpyetje për shtetin tonë dhe nivelin e ulët të zbatueshmërise së ligjit. - Vë në pikëpyetje faktin nëse ligjet që kemi janë të mjaftueshme për të ndalur vrasjen? - A duhet dënimi me vdekje për raste të tilla? - Ngre ne pikëpyetje ekzistencën e drejtësise - Konstaton se jetojmë në një vend të mbushur me gangstera që Policia dhe shteti nuk u thotë Marshallah. - Jetojmë në një shtet ku uzurpatorët e gjithçkaje jo vetëm plaçkitin vendin, por të marrin dhe jetën për një xhiro me makinë shpejtësie. Turp për këtë shtet dhe për ne si shoqëri që mbajmë akoma nje sistem të tillë antivlerash


Comments


bottom of page