top of page
Search

Jo jo , mos krahasoni Enver Hoxhën me Edi Ramēn

Nga Mirela Çela Jorgo


Jo jo , mos krahasoni Enver Hoxhën me Edi Ramēn.

Kurrē!

Është absurditet.

Rregjimi i Enver Hoxhës ishte shumē i egēr , ama frymëzoi popullin ku u ndërtuan hekurudha, 560 fabrika e uzina, 640 rezervuar për bujqēsinē.

Madje dhe Liqeni Artificial i Tiranēs u ndērtua si njē rezervuar i madh ku sot shētit gjithē Tirana.

U ndërtuan hidrocentrale, minierat, aviacioni civil e ushtarak.

Flotat dhe marinat detare.

Nuk shkatërroi historinē U ngritēn muzeume tē arkeologjise dhe historisē.

U ngritēn universitet me cilēsinē shumē të lartë tē arsimit.

Kishim Akademi Shkencash dhe Lidhje të Shkrimtarēve.

Kishim ushtri

Kishim Pallatet e Pionerëve ku mēsoheshin kurse për muzikēn, artin, shahun, vallet popullore, pikturēn, arti i punës me metal dhe dru.

Kishim tarracat me agrume.

Pastaj lufta e klasave e vetizoloin kombin me tē ashtëquajtur armiqtē e brendshēm dhe të jashtëm .

Kishte asgjesim tē shumē intelektualēve te mbaruar nē perēndim.

Megjithatē për 30 vjet u vodh pasuria e krijuar gjatë periudhes sē socializmit dhe nuk u ndërtua asnje vepër publike.

Shkatërruam ç të mundnim dhe bashkē me kētë shkatërrim vramē dhe dinjitetin kombētar.

Enver Hoxha nuk mund tē ishte dhe nuk ishte si Edi Rama.

Eshte interesante rasti i Shqiperise qe per 30 vjet krize nuk ka as faliment, as trasparence, as treg te lire, as prodhim as burse as shejtan, as dreqin me të birin, por nga fitorja në fitorje merr akoma borxhe që të shlyej rrogat që të funksionoje shteti. Vitin tjeter merr përsëri borxh që të shlyej borxhin e parë dhe rrogat. Puno si brumbulli.

Nga ana tjeter kemi rritje te ekonomisë, te rrogave, te eksportit, të llafollogjise dhe te propagandës po 30 vjet.

Dhe kur shkon në tregun qe s'është tregë, nje pale kepucë që bënin vjet 40 mije lekë i gjen 70 mije leke. Por më interesantja është që këpucët si ato i gjen në tërë republikën 70 mije leke. Si puna e kepuceve cdo mall.

Se si merren vesh njeri me tjetrin nje zot e di.

Tani na ngelet te marrim borxh miliarda dollare qe te ngrejme kapitalizmin me aeroportet lokale dhe porte të privatizuara, :P kurse miliardat e dollareve te fituara nga kapitalistet ne Shqiperi investohen jashte.

Comments


bottom of page