top of page
Search

JONIT PËR DITËLINDJE - nga Pajtim Çaushi















Ja o Joni, kështu e rritim jetën: numrat radhas hipin në shkallare, sot dyshi yt u ngjit mbi dhjetën për një vit plot do kërcejë valle.


Si vallja e yjeve vallja e vitit dhe do njohësh yllësi të tjera me lule në fushën e shpirtit, pastruar nga gjëmba e ferra.


Se ke mamin shoqe me vlera, po dhe Lirdin "trimin me fletë", se ke babin si mik në biseda, gjyshin Remo dhe nënën Bletë.


Ne mendjen ta duam të vyer dhe zemrēn të pastër kristal... Shekulli yt qoftë një diell me rreze të ngrohta si zjarr!


Të duam shumë: nëna Drita gjysh Pajtimi

Sarandë, 10.12.2019

Comments


bottom of page