top of page
Search

"Kafja që do të dëshiroja të pija çdo ditë"

Nga Bukra Hysenlukaj Kastrati

Sot më rastisi ta pija kafen pranë Medresesë. Isha vetëm.

Mu afrua kamarierja. Kishte një fytyrë ëngjëllore të veshur me buzëqeshje.

Pyetjen se ç'doja, ma bëri me shenja duarsh. E kuptova që nuk fliste.

Mendova se edhe nuk dëgjonte, (e paragjykova) dhe iu përgjigja dhe unë me shenja gishtash e lëvizje të sforcuar buzësh.

Kur nga banaku i thirri një zonjë, kuptova që ajo dëgjonte.

E ndoqa gjatë gjithë kohës me sy përkushtimin e saj në shërbim të klientëve dhe ishte për t'u admiruar. Kur po largohesha, për të marrë pagesën erdhi zonja e banakut, pasi vajza në fjalë po shërbente në një tjetër tavolinë.

E pyeta: "Është e punësuar ?".

-"Po, më tha, -e kam punësuar se ka dy fëmijë e nuk e merrte njeri në punë. Më duhet ta ndihmoj se jo gjithmonë arrin të kuptohet me klientët, por e kam marrë parasysh këtë kosto".

E përgëzova.

Me ç'kuptova, e zonja e lokalit që punonte gjithashtu në banak, i përkiste komunitetit rom dhe kjo më bëri të ndjehem edhe më mirë.

Piva një kafe e rrethuar nga njerzillëku, siç rrallë na ndodhë në përditshmërinë tonë.

Kommentare


bottom of page