Nga Zade Kuqi
Roma qyteti që udhëtohet me kaloshinë
të vëmendshme me dy rrota dhe tërhiqet nga një kalë,
qyteti i ëndrrave të bukura, pa kuptuar emrin e jetës aty.
Kam qenë një herë në Romë, qytet i yjeve det i madh,
në çantën e shpinës mbushur me kënaqësi të parealizuara
mbaja dhe ca ushqime me kokrra për një qen rrugësh,
ai jetonte nga dashnia për mua.
Rrugëve pashë se kishin çelur të gjithë blejtë
e luleve të njohura të Romës,
ti s’ ishe në kafenenë, ku dikur pinin kafe,
në qosh ish Bachman në shoqërinë e dhimbjes së saj.
Unë u futa në kafe me ty në krah
dhe porosita për të dy pijën e njohur të Romës,
po mendoja për Hyrjen e Vdekjes dhe Koloseumin,
në ndërkohë që ti largoheshe, ende pa ardhur,
vazhdova me mendimin dhe pijet që po voninin...
pashë se ti u shfaqe prapë në hyrje,
të ktheu harresa dhe le te bari një porosi.
Po rrija me sy mbyllur e kamarieri më çiku supin lehtë,
hapa sytë...’’ku jam?’’Sikur foli betoni dhe këmbët e mia
ulurimave të rrugëve ngulur fort.
‘’A është Roma? Ky qytet i ëndrrave të bukura’’,
të pata pyetur dikur,
por shoh sot shpinën e shekullit theqafas si ik
dhe i kuptoj të gjitha kaq qartë, por nuk kam pse
të nxjerr fjalë nga goja.
Comentarios