Talentet e vërtetë nuk kanë nevojë për zë kompjuterik, ato lindin natyrshëm në bankat e shkollës.
Sot në ambientet e Pallatit të Kulturës në Kamëz në bashkëpunim me Zyrën Vendore Arsimore dhe shkollave 9-vjeçare, u zhvillua konkursi “ Këngë për Atdheun” në kuadër të 75-Vjetorit të Çlirimit të Atdheut.
Shkollat 9-vjeçare të Bashkisë së Kamzës, paraqitën para jurisë këngë patriotike. Ç’do shkollë kishte si përfaqësues korin e saj. Konkurenca ishte shumë e fortë dhe nuk munguan as emocionet e nxënësve.
Falë punës së palodhur të mësuesve të muzikës dhe sigurisht nxënësve, ky konkurs u kthye në një program të vërtetë artistik.
Por, ndryshe nga programet artistike që jemi mësuar të shikojmë në televizione, ky program ishte pa filtra zbukuruese, pa zë të përpunuar në kompjuter dhe pa makjazh.
Këta zëra janë “cicërima të pastra” që duhet të mbështeten për të zhvilluar më tej talentin e tyre.
Një ndër zërat që spikati më shumë ishte në korin e shkollës “Niko Hoxha” me solisten e talentuar Aishe Sallahu dhe mësues Rikel Najtellari.
Vëndin e parë e mori kori i shkollës “Hilari Klinton”, vëndin e dytë shkolla “ Azem Hajdari” dhe vëndin e tretë shkolla "Jashar Hoxha"
Suksese të mëtejshme talenteve të reja në Bashkinë e Kamzës!
Comments