top of page
Search

Kanabisi mjekësor, duhet apo jo legalizuar?


Nga Tanush Çaushi


Zhurma e ditëve të fundit në lidhje me legalizimin e kanabisit për arsye mjekësore ka bërë që shumë opinione të hidhen në tryezën e lexuesve.

Po shikoj mendime të cekta që shënjestrojnë dhe akuzojnë njëri tjetrin. Po në fakt duhet të flasin Specialistët.


Ajo që të bie në sy më tepër nga këta " të gjithëdijshëm" është mungesa e informacioni dhe konceptit përse është fjala.

Lexoni të paktën çfarë është kanabisi medicinal.

Në fakt fjala është për legalizimin për qëllime mjekësore te kanabisit.

Kanabisi medicinal ( mjekësor ) është një nga trajtimet për menaxhimin e shumë sëmundjeje përfshi edhe ato të sistemit nervor.

Ka shumë studime shkencore që e kanë nxjerrë shumë efektiv.

Kanabisi në përbërjen e vet kimike ka më shumë sesa 100 përbërës. Për qëllime mjekësore përdoren vetëm dy tipe: CBD dhe CHT.

Sëmundjet që trajton kanabisi janë të shumta, ku midis tyre përmendim:

Kanceri, Skleroza e shumëfishtë, Alzheimer, Depresioni, HIV etj.

2/3 e SHBA e kanë të legalizuar për qëllime mjekësore.

Edhe bazuar në ligjin për trajtimin e pacientit, atij i lind e drejta të trajtohet me këtë medikament, por edhe pse shumë vende të Tokës e kanë legalizuar përfshirë dhe vendet fqinje ne edhe këtë rast jemi të vonuar.


Legalizimi i kanabisit mjekësor jo vetëm që duhet të bëhet, por është domosdoshmëri dhe bazohet dhe në të drejtën e pacientit për tu trajtuar si gjithë rajoni dhe më gjerë.


Comments


bottom of page