top of page
Search

Kanceri, kambana që bie për jetën


Tanush Çaushi*


Tetori rozë njihet ndryshe si muaji i sensibilizimit nga kanceri i gjirit. Është një iniciativë e mirë që ka nisur edhe në Shqipëri dhe po theksohet më shumë vitet e fundit. Kjo është një mënyrë për ta bërë shoqërinë më të ndjeshme padyshim.

Disa nga faktorët që kanë ndikuar në rritjen e numrit të femrave dhe grave me kancer bazuar në studimet e fundit shkencore janë:

- ndikimet dietetike dhe prodhimi industrial i ushqimit.

- ndryshimi i ritmit e synimeve të jetës femërore, sprovat e panatyrshme të tregut të punës.

- traumat familjare në një qytetërim vlerash në lëvizje e progres, zvoglimi i rolit në familje dhe nxitja e atij në shoqëri, - largimi nga përmasa shpirtërore dhe tërheqja në vorbullën e kulteve estetike trupore e rinisë së përjetshme, lirisë gjinore pa etikë përmes farmakologjisë, industrisë së modës, lëvizjeve parapolitike me përzgjedhje të sforcuar gjinore, - shtatëzanitë e ndërprera e shtyrja në përparësi e amësisë..etj

Por, në fakt a është e mjaftueshme që vetëm në një muaj thjesht të sensibilizojmë gratë dhe vajzat dhe kaq mjafton?

Jeta është gjëja më me vlerë dhe më e shtrenjta sesa çdo pasuri. Që të mbrohet jeta, në këtë rast nga rreziku i kancerit të gjirit duhet nje program shumë i detajuar dhe me kohëzgjatje më të madhe sesa një muaj.

Disa nga gjërat që mund të bëjmë bazuar dhe në atë që bota po bën janë:

E para: është mundësimi i edukimit që në moshë të re dhe në vijim në mënyrë sistematike të shoqërisë. Lëndë të caktuara për edukimin e shëndetit pse jo të mos bëhen pjesë e kurrikulës shkollore?

E dyta: mbështetja e pacientëve konkretisht duke ndikuar tek ata si në anën psikologjike të tyre edhe në anën e mirëqenies shëndetësore të tyre duke krijuar mundësi për klasa meditimi, ushtrimesh fizike etj.

E treta: ndihma e pacientëve me kancer duke krijuar grupe komunikimi dhe duke folur me ta. Mund t'i ndihmoni konkretisht me nevojat e tyre për të lëvizur apo shkuar për trajtim.

E katërta: mund të ndihmoni qendrat e trajtimit të pacientëve me donacione të ndryshme.

E pesta: natyrisht që testimi masiv është një nga çështjet më të rëndësishme që duhet të jetë në rutinën dhe në mënyrë periodike zhvilluar.

Patjetër që ka dhe shumë forma të tjera që mund të ndihmohen pacientët me kancer, por ajo që është më e rëndësishme është ndihma konkrete e pacientit dhe afër tij dhe jo në distancë nëpërmjet televizorit.

Kjo është një kambanë që bie jo thjesht për show mediatik, por për gjënë më të shenjtë, jetën e njeriut dhe në këtë rast të femrës shqiptare.

* Themelues i Fondacionit "Pema e Jetës"

Comments


bottom of page