Nga Mjeke Onkologe: Anila Kristo Pema
Kanceri pej dekadash perben nje nga shkaqet kryesore te semundshmerise dhe vdekshmerise ne bote edhe ne vendin tone.
Incidenca e tij (rastet e reja)vazhdon te rritet vit pas viti. Semundja e kancerit vazhdon te jete nje barre sociale personale e ekonomike ne vendet ezhvilluara e ato ne zhvillim.
Fatmiresisht sot kancer nuk nenkupton vdekje.
Prandaj edhe dita e 4 shkurtit eshte nje dite qe mbart ne vetvete ndergjegjesimin mbi kancerin por edhe shpresen per pacientet me kancer.
Pavaresisht rritjes se rasteve te reja vdekshmeria nga kanceri po vjen duke u ulur.
Faktoret qe ndikojne ne rritjen e incidences se kancerit jane te shumte .rritja e incidences i dedikohet si rritjes reale te rasteve por edhe permiresimit ne vazhdim te teknikave diagnostikuese dhe mbulimit me te plote me kujdes mjekesor.aksesi I popullates ne sherbimin shendetesor patjeter qe con ne rritjen e kapjes se rasteve te kancerit vecanerisht ne grupet e marginalizuara te populates apo me te ardhura minimale.
Faktore reale mbetet duhanpirja, ndotja, alkoli, jeta sedentare, stili I jetes, obeziteti, stresi, kanceri gjenetik familiar.
Edhe rritja e jetegjatesise kontribuon ne rritjen e rasteve me kancer pasi me rritjen e moshes edhe mundesia e degjenerimit te gjenomes tone rritet.
Po kujt i dedikohet ulja e vdekshmerise ne bote e ne shqiperi?
Ndergjegjesimi per koncerin, programet e depistimit synojne kapjen e tumoreve ne stade te hershme .shumica e tumoreve jane plotesisht te sherueshem kur kapen heret.
Permiresimi I trajtimeve te kancerit gjithashtu luan rol kyc ne uljen e mortalitetit. Shtimi dhe permiresimi I trajtimeve dhe teknikave kirurgjikale dhe te radioterapise.
Fale zhvillimeve te reja ne gjenetike dhe bioteknologjike sot gjeresisht gjen vend pervec kimioterapise standard e cila njihet per efektet anesore te shumta dhe terapia e personalizuar.
Analizimi ne laboratore speciale me teknikat e imunohistokimise dhe biologjise molekulare mundeson sot trajtimin me preparate targetues te cilat veprojne direct mbi qelizat tumorale duke minimizuar efektet anesore dhe duke rritur ndjeshem shansin e suksesit.Preparate si cetuximab ne kancerin kolorektal dhe tumoreve te regionit koke qafe kane permiresuar ndjeshem mbijetesen e te semureve.Trastuzumab rituximab , imatinib ribociclib, pembrolizumab e shume e shume produkte te ngjashem inovatore kane zene vend ne linjat guide boterore dhe jane pjese epazevendesueshme e protokolleve te mjekimit.
Vendet ne zhvillim sic eshte edhe Shqiperia sfidohen cdo dite nga nevoja per mbulim me keto medikamente te rendesishme ne luften kunder kancerit.
Eshte detyre e personelit mjekesor, shoqatave te pacienteve e shoqerise ne bashkepunim me strukturat politikeberese ,te bejne te mundur aksesin I pacienteve tane ne mjekime bashkekohore tashme prezente kudo ne bote.
Edhe motoja e sivjetshme e dates 4 shkurt 2022 CLOSE THE CARE GAP ka si teme pikerisht zvogelimin e diferencave ne trajtim mes vendeve te zhvilluara e atyre ne zhvillim.
Kanceri nuk eshte me denim me vdekje
INTERVISTA NE TELEVIZION
Prej dekadash tashmë, kanceri përbën një nga shkaqet kryesore të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë në botë edhe në vendin tonë. Incidenca e tij (rastet e reja) vazhdon të rritet vit pas viti. Sëmundja e kancerit vazhdon të jetë një barrë sociale personale e ekonomike në vendet e zhvilluara e ato në zhvillim. Mjekja onkologe në QSUT, Anila Kristo Pema, ndër të tjera, na tregon edhe të rejat e fundit në këtë fushë...
- Doktoreshë, jemi në ditën e luftës kundër kancerit. Si një specialiste e fushës, ç'mund të na thoni për këtë sëmundje që është shndërruar në një nga shkaqet kryesore të vdekshmërisë në botë?
- Fatmirësisht, sot, kancer nuk nënkupton vdekje, prandaj edhe dita e 4 shkurtit është një ditë që mbart në vetvete ndërgjegjësimin mbi kancerin, por edhe shpresën për pacientët me kancer. Pavarësisht shtimit të rasteve të reja, vdekshmëria nga kanceri po vjen duke u ulur.
- Cilët faktorë ndikojnë në rritjen e incidencës?
- Faktorët që ndikojnë në rritjen e incidencës së kancerit janë të shumtë. Rritja e incidencës i dedikohet si rritjes reale të rasteve, ashtu edhe përmirësimit në vazhdim të teknikave diagnostikuese dhe mbulimit më të plotë me kujdes mjekësor. Qasja e popullatës në shërbimin shëndetësor, patjetër që çon në shtimin e kapjes së rasteve të kancerit, veçanërisht në grupet e margjinalizuara të popullatës, apo në grupet me të ardhura minimale.
Faktorë reale mbeten: duhanpirja, ndotja, alkooli, jeta sedentare, stili i jetës, obeziteti, stresi, kanceri gjenetik familjar.
Edhe rritja e jetëgjatësisë kontribuon në shtimin e rasteve me kancer, pasi me rritjen në moshë, rritet edhe mundësia e degjenerimit të gjenomës sonë.
- Megjithatë, jemi në një situatë kur mund të flasim për ulje të vdekshmërisë në botë e në Shqipëri. Kujt i dedikohet kjo?
- Ndërgjegjësimi për kancerin dhe programet e depistimit synojnë kapjen e tumoreve në stade të hershme. Shumica e tumoreve janë plotësisht të shërueshme kur kapen herët.
Edhe përmirësimi i trajtimeve të kancerit luan rol kyç në uljen e vdekshmërisë. Të tilla janë shtimi e përmirësimi i trajtimeve dhe teknikave kirurgjikale dhe të radioterapisë.
Falë zhvillimeve të reja në gjenetikë dhe bioteknologji, sot gjen vend gjerësisht, përveç kimioterapisë standard e cila njihet për efektet anësore të shumta, edhe terapia e personalizuar.
Analizimi në laboratore speciale me teknikat e imunohistokimisë dhe biologjisë molekulare mundëson sot trajtimin me preparate targetuese të cilat veprojnë drejtpërdrejt mbi qelizat tumorale, duke minimizuar efektet anësore dhe duke rritur ndjeshëm mundësinë për sukses. Preparate si cetuximabi në kancerin kolorektal dhe tumoret e regjionit kokë-qafë kanë përmirësuar ndjeshëm mbijetesën e të sëmurëve.
Trastuzumab rituximab, imatinib ribociclib, pembrolizumab e shumë e shumë produkte të ngjashme novatore kanë zënë vend në udhëzimet botërore dhe janë pjesë e pazëvendësueshme e protokolleve të mjekimit.
Vendet në zhvillim, siç është edhe Shqipëria, sfidohen çdo ditë nga nevoja për mbulim me këto medikamente të rëndësishme në luftën kundër kancerit.
Është detyrë e personelit mjekësor, shoqatave të pacientëve e shoqërisë në bashkëpunim me strukturat politikëbërëse, që të bëjnë të mundur qasjen pacientëve tanë në mjekime bashkëkohore tashmë të pranishme kudo në botë.
Edhe motoja e sivjetshme e datës 4 shkurt 2022 CLOSE THE CARE GAP ka si temë pikërisht uljen e diferencave në trajtim mes vendeve të zhvilluara e atyre në zhvillim.
Kanceri nuk është më dënim me vdekje
Opmerkingen