top of page
Search

Kandidati per Kryetar i PD-së, Kadilli: Basha Dorëhiqu, çliro garën

Bashkimi dhe pastrimi i partisë, janë disa nga pikat për të cilat zotohet kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, i cili gjatë një interviste për Euronews Albania tregoi avantazhet morale që ai ka përballë kryetarit aktual Lulzim Basha.


“Vendosmëria ime buron nga besimi që kam vërtetësinë, nevojën e demokratëve për të bërë një ndryshim rrënjësor në PD, për të krijuar një PD të shekullit të XXI, një PD të hapur, të pastër, të bashkuar dhe fituese,” – u shpreh Kadilli duke shtuar se kjo gjë nuk mund të bëhet nga lidershipi aktual, i cili sipas tij ka dështuar gjatë këtyre tetë viteve.

Kadilli konfirmoi pretendimet e Bashës se socialistët përdorën të gjithë pushtetin për zgjedhjet, por ai theksoi se kryetari i një partie duhet të krijojë energji politike, të cilën Basha nuk arriti ta krijonte. Thënë këtë ai iu drejtua drejtpërdrejt përmes televizionit që të tërhiqej nga rikandidim


“Një njeri që ka dështuar tetë vjet resht, ka humbur katër palë zgjedhje, nuk ka pse e çon nëpër mend të konkurrojë përsëri, prandaj kam kërkuar dhe e kërkoj sërish dorëheqjen e tij të parevokueshme… Çliro garën!” – tha Kadilli duke shtuar se personalisht ai ka avantazhi moral ndaj Bashës në këtë pikë.


“Një parti që bashkohet, nuk ndahet, vetëm katër vitet e fundit nga PD-ja janë shkëputur katër partiza të vogla më shumë se 20 vite më parë, pra e ka ndarë partinë, unë do ta bashkoj partinë, vetëm në komprometimin e kauzave partia vetvetiu bëhet pis, unë do ta pastroj partinë,” – tha Kadilli.


Kandidati për kryetar të PD-së tha se “të larguarit nga PD do ta kenë derën e hapur” pasi “kanë qenë kontribuues në PD”. Ai shtoi se nuk synon vetëm të rikthejë të larguarit, por ta pasurojë lidershipin me anëtarë dhe kontribuues të tjerë të cilët nuk janë marrë parasysh nga lidershipi aktual.


“Njoh me emër dhe nga afër shumë herë më tepër demokratë se sa Lulzim Basha,” – tha Kadilli duke nënkuptuar se Basha nuk ka pasur lidhjen e duhur me anëtarësinë.


Sipas Kadillit PD nën drejtimi ne Bashës nuk mundi të krijonte një përkufizim të opozitës dhe të gjitha kauzat që u morën përsipër gjatë këtyre tetë viteve u lanë përgjysmë. Ai tha se ka qenë kritik ndaj Bashës gjatë gjithë kohës, por “jo në publik, në struktura” duke qenë “luajal me sistemin politik”. Kadilli u shpreh se “analiza e vetme për Bashën do të ishte dorëheqja e tij”.


Burimi: https://euronews.al/al


Comments


bottom of page