Vetëm pesë minuta më parë, ora 13:15, të ditës së sotme policia e Sarandës ka prangosur një nga skifterat e vjedhjeve të banesave në këtë qytet.
Ka qenë vetë pronari i banesës që ka pikasur hajdutin dhe e ka përzënë duke e kapur afër axhensisë së qytetit në lagjen Nr: 1.
Hajduti , sipas të dhënave paraprake rezulton si migrant nga Librazhdi. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka prangosur skifterin për të cilin mendohet se pas tij fshihet një grup organizues për vjedhjet e disa banesave muajt e fundit në qytet.
Banesa ku ka qenë edhe stacioni i prangosjes ndodhet në lagjen numër një dhe jo shumë larg qendrës dhe komisarjatit të policisë Sarandë. Banorët kanë dalur të gjithë të befasur se si nuk kanë frikë në mes të ditës të hyjnë në banesat e qytetarve dhe të grabisin, pa le më natën.
Policia deklaron konfidencialisht se ky shtetas , tashmë i prangosur si i dyshuar, ka rreth një muaj që vëzhgohet si i autor vjedhjesh të disa banesave të kryera në qytet.
Hetimet do të zbardhin shumë enigma të disa grabitjeve muajt e fundit. Por qytetarët shprehen se për migrantët duhet të ketë ligj të rreptë kontrolli dhe vetdeklarimi para se të merren në punë, pavarsisht edhe në të zezë, pasi janë shqetësimi kryesor i grabitjeve dhe prishjes së rendit dhe qetësisë në qytet.
Nga Agron MEMA
Comments