Nga Tanush Çaushi*
Pamjet e djeshme në ZVA Tiranë janë shumë të dhimbshme. Mësuesit të mbledhur kokë më kokë. Nga ana tjetër dëgjoj Kryeministrin Sulltan që bën presion për karantinimin.
Cfarë ironie! Vetë qeveria pushton vendin me policë të panumërt pa maska dhe mësuesit i rreshton dhe ngjishen me njëri tjetrin si tek linja e autobuzit të Tiranës së Re.
Nuk mund te merret një orientim i OBSH-së dhe te aplikohet pa marre parasysh rrethanat dhe vendodhjen dhe kushtet specifike. Keto instruksione jane devijuar dhe perdorur sipas interesit politik. Ne emer te nje lufte imagjinare, humbi Liria.
Të nderuar lexues u mbyllëm 3 muaj, ndërkohë që numri i rasteve me COVID-19 ishte shumë më i vogël. Tani qe u hapem, Kryeministri kercenon me mbyllje perseri.
Nese masat nuk zbatohen, a eshte pergjegjese qeveria per zbatimin e tyre?
Asnjëherë nuk pamë një strategji të mirëfilltë nga kjo qeveri.
Po cfare mund te kishte bere kjo qeveri ne kohen e "luftes"?
Ndërkohë, qeveria e Edi Ramës "babaxhan" që na mëson si të shpëtojmë jetën, nga ana tjeter ndihmon në përhapjen e virusit.
Çfarë shembulli mund të na japë kjo qeveri, kur sot mësuesit qëndrojnë si në mitingje elektorale afër njëri tjetrit më afër virusit se kurrë?
Nëse do ta mirëkuptonim para 3 muajve qeverinë për mbylljen për arsye se sistemi jonë shëndetësor është blozë, sot kerkojme llogaridhenie per disa gjëra:
- Përse gjatë këtyre muajve qeveria nuk u përgatit për përgatitjen e spitaleve shtesë, duke adaptuar ndërtesa dhe kthyer në spital? Përse nuk u bënë shumë ambjente të tilla?
- Përse nuk u trajnua staf shtesë për të përballuar rastet e pikut të sëmundjes?
- Përse nuk u sigurua edhe infrastruktura ë nevojshme për rastin e pikut me mjetet dhe pajisjet e duhura?
Nëse këto nuk u bënë kurrë, na lind e drejta të dyshojmë për arsyen reale të mbylljes dhe izolimit.
Nëse marrim parasysh koston ekonomike te atij izolimi, të përkthyera në ngritjen e një sistemi mbrojtës shëndetësor që të përballojë pikun e virusit, rezulton se strategjia e qeverisë është e gabuar.
Aq humbje ekonomike sa ka patur dhe ka ekonomia nga izolimi mund të përdorej për të ngritur infrastrukturën emergjente spitalore dhe të testeve. Dhe nuk kishte nevoje per karantine.
Kjo tregon se qeveria nuk e ka menaxhuar siç duhet krizën dhe nuk ka bërë zgjedhjen e duhur, ose ndoshta kështu i interesonte Ramës të përfitonte politikisht.
Ne finale, sjellja e secilit person do te percaktoje shkallen e perhapjes se virusit, pasi secili jeten e tij e do me shume sesa Qeveria.
* - Ekspert Distaster Risk Management
Comentarios