Në dritaren e ngujimit
Nē dritaren e ngujimit,
Vjen njē zog plot cicērimë
Mē sjell ca fragmente qielli
Dhe dy krahē pēr fluturim
Ndonēse s'mē tregon aspak
Unē e di kush e ka çuar
Eshtē mungesa ime e gjatē
Shpirti yt i pērmalluar
U bēn ditē e u bēnē javē
Qē qēndrojmē kēshtu ngujuar
Globi ngjan se s'vjen vērdallē
Koha s'ecēn ,ka ndaluar
As nē breg s'kēndojnē mē valēt
Siç kēndojnē gjithmonē nē prill
Kurrē nē mend nuk na kish vajtur
Tē vinte njē kohē e tillē
Ndaj me zor dhe e kam.pritur
Kētē zog me zē tē rrallē
Tē mē thotē qē jashtē ka diell
Dhe ne jemi prapē tē gjallē
Se ja hodhēm dhe k'saj here
Vdekja prapē duhet tē presë
Zogjtē janē lajmētarē pranvere
Dhe virusit qē po vdes
Nē dritaren e ngujimit
Vjen njē zog plot cicērimē
Mē sjell ca konture qielli
Dhe dy krahē pēr fluturim
Dashuri fillim marsesh
Mē ka mbetur ende pakëz mall nēn xhaketē
Unē gjithmonē mendoja qē ti do riktheheshe me erēn
Kisha harruar se largimet ndonjëherē, ndodhin shpejt
Duke mbyllur pas derën
Më ka mbetur akoma dhe njē puthje nga ty
( Unē kisha pērshtypjen se ajo mund tē ish zhdukur )
Kisha harruar që puthjet asnje dorē s'mund ti fshijë
Dhe aq mē shumë ,tē njē gruaje tē bukur
Mē kanē mbetur ende disa fjalē brenda vetes
Nga ato qē mē thoje kur u njohēm dikur
Une kisha kujtuar se ti i kishe marrë me vete
Ose ishin shndërruar në gur !
Mē ka mbetur ende pak pagjumēsi brenda syve
Nga ajo e dikurshmja ,mbas grindjesh pa shkak
Kur bēja tērē natēn biseda me yjet
Si një ēnderrimtar torollak
Mē kanē mbetur ende, ca xhelozi nga të tuat
Kur kafja e mbrēmjes na mbetej pa rrufitur
Ti si duroje veshtrimet qē mund tē mē hidh ndonje grua
Nga tryezat ngjitur
Mē kanē mbetur ende dhe ca rreshta mesazhesh
Qē unē s ' kisha mundur ti lexoj gjer nē fund
Se ca dashuri, janē thjesht fillim marsesh
Që dimri i zgjatur , nga stina i shkund !
Karantinë
Tashmē janē mbyllur tē gjithē shtigjet
Nē tokē , nē qiell dhe nē det
I flas gjithkujt , por s'mē përgjigjet
I flas vetvetes dhe smē flet
Smē lēnē tē dal mē tej oborrit
Liritē banojnē veç nē kujtime
Un jam tashmē njē i burgosur
Qē shkoj e vij rreth heshtjes sime
Tē gjithē tē mbyllur mbas dritaresh
Nēn po ktē qiell anonim
Mbēshtjellē me maska neandērtalēsh
Me frikē ,me ankth dhe mosbesim
Po prape se fshehim kēnaqēsitē
Qē u gdhimē gjallē dhe ktē mēngjes
Paçka se thinjemi çdo ditē
Dhe brenda nesh diçka po vdes
Si krahē virusesh më ngjajnē zogjtē
Dhe çdo njeri si njē rrezik
Njē botē e tērē e vetprangosur
Nga njē malllkim i madh , biblik
Plazh Durres 16 - 3 -2020
Kommentare