Pas shiut syrin nxjerr dielli
duke i shpërndarë retë,
përshëndet sipër nga qielli Sonjën që bëri pesë vjet: Mbi njëqind Sonja flutur, t'u plotësofshin njëqind dëshira, gjithë jetën e paç të bukur si ylberi me shtatë ngjyra! Ti je vet ylber moj zogëz, mami e babi të adhurojnë, kur cicëron goja e vogël bilbilat këngën pushojnë. Gjyshet e gjyshët sa gëzojnë, kur zërin tënd dëgjojnë, kur vallen tënde shikojnë të gjithë bashkë të urojnë: Bija jonë, qofshë jetëbardhë, për ty njëqind të jenë pak, shendetin e paç të parë dhe në dije sa më lart!...
*Të puthim fort nga larg
Nënat: Dete e Drita
Gjyshët: Veri e Pajtim
Comments