Nga Tanush Çaushi
Te gjith nese hedhim syte ne pallatin ku jetojme ne shumicen e objekteve kemi nje Sistem te Mbrojtjes ndaj Zjarrit inekzistent ose fiktiv. Aty ketu mund te gjesh ne ndonje pallat fikese zjarri me uje, por e pergjithshmja eshte se sistemi MNZ eshte inekzistent, rruget e evakuimit pothuajse inekzistente dhe ne rast renie zjarri ne banesat ku ne jetojme jemi komplet te pambrojtur.
Me ane te ketij artikulli synoj qe te ngre nje problematike jo te re ne realitetin tone.
Eshte pikerisht: Masat ndaj Zjarrit dhe Evakuimi ne objektet e ndertimit dhe sherbimit.
Si gjithmone kujtohemi per te keqen kur ajo ndodh dhe asnjehere qe te marrim masa.per ta minimizuar ngarjen.
Ndersa po pres qe shoqeria jone te reagoje per kete mungese te madhe, me keqardhje po shikoj sesi i ndjeri viktime i para ca diteve dekorohet dhe shperblehet pas vdekjes dhe opinionistet vene kujen per vdekjen, por pa vene gishtin tregues per fajtoret dhe shkakun. A ishte nje hero apo viktime 32 vjecari Arjan Sala?
Jo, te dashur lexues, rasti i humbjes se jetes si pasoje e zjarrit qe ndodhi ne magazinat nentokesore te “Casa Italia” para disa ditesh, nuk tregoi thjesht se mund te humbesh jeten dhe pronen nga nje zjarr, por me shume sesa nje histori tragjike tregoi se Sistemi i Mbrojtjes ndaj Zjarrit dhe Evakuimit nuk funksionoi.
Le ta analizojme ngjarjen nga pikepamja e legjislacionit te ndertimit.
Ne Shqiperi kemi nje legjislacion te pasur per masat mbrojtese ndaj zjarrit qe fillon se pari ne fazen e projektimit dhe marrjes se Lejes se Ndertimit dhe Kolaudimit dhe Shfrytezimit. Teorikisht edhe nje objekt i thjeshte me nje siperfaqe me te vogel se 250 meterkatror nuk e merr lejen e ndertimit pa projektin e mbrojtjes ndaj zjarrit. Projekti i MNZ perfshin vec tjerash mbrojtjen aktive dhe pasive dhe rruget e evakuimit.
Ne rastin ne fjale rezulton se pajisje per dedektimin e zjarrit dhe per fikjen a tij nuk pa pasur apo nuk ka funksionuar. Nisur nga shkalla e aksesimit te ketij objekti, sistemi i dedektimit te zjarrit me shfaqjen e tymit duhet te aktivizonte sistemin automatik te fikjes se zjarrit. As kjo nuk ka ndodhur ne kete rast.
Konkluzioni i pare llogjik eshte se projekti MNZ nuk ka funksionuar ose ka qene fiktiv.
Zbatimi i projektit MNZ ne fund monitorohet dhe kolaudohet dhe firmoset jo vetem nga Supervizori, Kolaudatori por edhe nga organi perkates PMNZH. Edhe keto bien poshte, pasi dalin thjesht si fiktive.
Pra te gjitha hallkat duken shume te konsoliduara nga pikepamja ligjore, por nga pikepamja e zbatueshmerise duken me zbatim sporadik dhe te rralle jane investitoret qe i zbatojne ato.
Ndersa ne kemi hallin se kush vjen ne pushtet, ky problem shume i madh per objektet ne Shqiperi mbetet me nje risk te larte. Ky problem kerkon Plan Veprimi Konkret se pari per kontrollin e Masave Ndaj Zjarrit dhe rruget e evakuimit ne objektet tona te gjasmekolauduara dhe per marrjen e masave per nje Sistem te Mbrojtjes Ndaj Zjarrit dhe Evakuimit funksional.
Nese nuk e kemi kuptuar kete atehere skemi mesuar asgje nga mesimet me viktima ne njerez dhe pasuri qe po marrim perdite.
Eshte koha qe te kontrollohen realisht projektet MNZ dhe zbatimi i tyre ne praktike dhe te merren masa korrektuese.
Comments