Nga Pajtim Çaushi
Çdokush nga ne shqiptarët vret mendjen për të gjetur formulime gjuhësorë sa më të bukur e ledhatues për Naim Frashërin.
E kuptueshme, të thirresh apostull i shqiptarizmit është shumë më me vlerë se të varësh në qafë njē nga qindra medaljet Nderi i Kombit që dekretojnë radhazi presidentêt bashkëkohës të Shqipërisë.
Në anën tjetër, jam i bindur që çdo shqiptar, pavarësisht nga shkalla arsimore që ka, patjetër që di permendsh dhjetra vargje nga të veprave të tij. Deri këtu jemi në rregull me Naimin tonë.
Por hall se medalja ka dy anë.
A e dinë shqiptarët se Poeti i tyre kombëtar ka dy vjet që nuk është pjesë e programit të Provimit të Maturês Shtetërore në Republikën e Shqipërisë, pra në vendin e tij të adhuruar e të poetizuar si nga askush tjetër?
Me siguri që as e dinë dhe as u shkon në mendje. Dhe me të drejtë se paradoksi këtu i ka brirët më të mëdhenj se kau i funddetit që dredh Tokën me tërmete.
Se nga njera anë e quajmë Poet Kombëtar e në anēn tjetër e heqim nga Provimi i Maturës Shtetërore nē vendin amë ku ështē vlerësuar i tillë...
Çudi, habi, cektësi, qëllimshmëri, smirë apo keqdashje?...
Nëse êshtë keqdashje, lind nje tjetër pyetje:
Keqdashje me kë, me Naimin apo me Shqipërinë?...
Sidoqoftë, mendoj se është jo vetēm absurde, por edhe e palogjikshme e mbase diçka më tej...
Comments