top of page
Search

KIRURGU I JUGUT - MJESHTRI I MADH

Nga Pajtim Çaushi

U nxita për t'i hedhur këto radhë nga libri që po lexoj këto ditë.

Eshte botim i rralle dhe me vlera te shumefishta.

Arsyet jane disa, une permend tri:

E para, botimi dinjitoz KIRURGU U JUGUT - MJESHTRI I MADH flet per jeten dhe punen brilante te nje mjeku dinjitoz, doktor Dhimiter Xhaferit, i njohur nga te gjithë me shenjimin miqësor kirurgu Mjeshtër Miço Xhaferi. E dyta, libri voluminoz eshte shkruar me dashuri dhe mjeshterisht nga nje figure e shquar e mjekesise sportive te vendit, mjekut te ekipit tone kombetar, dr Lluka Heqimi. E treta, kur lexojmë botime te tillë plotesojme edhe me shume veten pasi e zakonshmja e perditshmerise shpesh na verbon syte e na ben ta kerkojmë te larten e te bukuren diku larg nesh e tek dikush qe s'ka lidhje me ne. Jo, na thërret libri i mjeshtrit per mjeshtrin, e bukura, e larta, e persosura, e rralla, humanistja eshte mes nesh, jeton e frymon ketu, punon e krijon ne qytetin tone.  Del me ne, pershendetemi, pimë kafe dhe rishtas te veçanten e kerkojmë jo pranë vetes, por tutje e larg si ne perralla e mite. Dhe ja, Kirurgu i Jugut - Mjeshtri i Madh, doktor Dhimiter Xhaferi eshtë ketu, ne Saranden tonë: i thjeshtë, i kendshem, i qeshur dhe mbi te gjitha njerezor. Fill pas kesaj me vinë ne mend fjalet e arta te Sokratit:

- O njeri, njih vetveten!... Doktor Miço, libri s'eshte vetem dhuratë dhe vleresim per ty por edhe per ne.

Ty të shton e njeh vlerat, ne na rrit  nderin  dhe krenarinë se jemi bashkëqytetaret e tu. Urime Mjeshtër i Madh i Shqiperise!


コメント


bottom of page