top of page
Search

Kjo eshte Historia e jetes sime

Une jam Donika 36 vjece dhe kjo eshte historia e jetes sime

Episode te ndryshme po ndodhnin ne jeten time. Ato ne pamje te pare dukeshin komike, por ne te vertete fshihnin nje te vertete te hidhur.

Ishim duke ecur me bashkeshortin tim xhiron e zakonshme anes Vjoses. Vjosa eshte dashuri dhe qetesi per mua. Befas une fillova te rrezohesha ne menyre te pakuptueshme. Kjo ishte hera e pare. Nje gaz e hare na kaploi te dyve.

- Eh keta guret e zallit te rrezojne ndonjehere, Donike: - me tha me shaka Naimi, shoku im i jetes.

E painformuar se cfare mund te ma shkaktonte kete e merrja me sportivitet. Shpesh Naimi ( burri im ) me ngacmonte dhe bente shaka me mua:

- Donika ime e dashur, sikur te zuri ajo vera qe pime sonte?

Vertete qe ne shume raste, ecja ime imitonte nje person qe kishte pire ca gota vere.

- Ne te vertete une e kam shume qejf veren, por i dashuri Naim dicka po ndodh me mua. E parandjej se eshte dicka jo shume e kendshme.

Por, episodet sa vinin e shtoheshin dhe bashke me to edhe pasiguria ime per shendetin.

Dhe koha kalonte me shpejtesine e drites. Tashme semundja ime e panjohur kishte filluar te dilte ne siperfaqe. Maja e ajsbergut po dukej ne horizont.

Dicka tjeter po ndodhte ne shendetin tim. Dicka e panjohur qe as nuk e kisha degjuar me pare. Te jesh si une eshte si te te kete rene llotaria boterore. Ne gjithe boten numerohen rreth 2milione persona si une. Jemi rralle e per mall.


Pas ca kohe, një ditë me filluan mpirjet të dores dhe këmbës se majte.

- Donike, eshte dicka shume serioze kjo gje. Duhet te nisemi urgjentisht ne spital.

Dhe ashtu beme. Shkuam në spital dhe aty dyshonin për tjetër gjë.

U nisem me urgjenc për në Tiranë dhe bëme të gjitha analizat përfshire këtu dhe Biopsine.

Kjo ishte gjëja më efrikshme që kisha kaluar deri në ato momente dhe nuk e dija nese do zgjohesha prape apo jo?

Pas tre orësh në sallën e operimit zgjohem.

- Faleminderit Zot!

- Mami, e je mire mami? – pyeti Arbri ( djali im ) shume i shqetesuar. Mami, mami u zgjove.....Urraaaaaaa

Familja ime më priste dhe ishte momenti më i paharushëm.

Të gjith prisnim përgjigjen e Biopsise. Pas 10 ditësh del pergjigjja dhe shkoj në spital. Doktori me qetesine e tij te zakonshme me tha:

- Donika, mos u shqetesoni. Vuani nga nje semundje autoimune, Skleroza Multiple. Eshte semundje kronike, por nuk eshte vdekjeprurese.

Skleroza Multiple? Moj bukuroshe qe me je bere pjese e jetes, as te njoh fare kush je?

Nuk e dhashe veten, pasi nuk desha te shqetesoja nenen time qe ishte prane meje ne ato momente.

Te dashur lexues, ky ishte momenti më i frikshëm i jetes sime, pervec vështirësive fizike me e vështirë ishte të besoja nese do të isha perseri e njëjta si dikur. A do mundesha me te ecja e lire anes Vjoses me Naimin? A do e merrja dot Arbrin per dore?

Poe, fuqia e te jetuarit eshte pakufi... Jeta vazhdon dhe me mbështetjen e familjes sime me forcën qe merrja nga im bir dhe nga im shoq dhe nga shumë të tjerë dhe ç'është me e rendesishmja nga forca qe mesova te gjej brenda vetes ia dola.

Mesova të jetoj me sëmundjen të triumfoj une mbi të, të mos jem thjesht dikush me sëmundjen e Sklerozes Multiple, por te jem unë Donika, grua, nene,vajze.

Te jem dikush me dëshirën e zjarrtë per te jetuar jetën ashtu si me pare nese jo me mire.

Te gjithë duhet te kerkojme ndihmë tek te dashurit tane por duhet se pari ta gjejme forcën brenda vetes dhe te triumfojme.

Tashme une vazhdoj shetitjen time anes Lumit Vjosa. Naimi ndonjehere me shaka me kujton rrezimet.

Por, une triumfova sikurse Triumfatori i mikeshes sime shkrimtare Endiza.

Une jetoj perseri dhe dal shetitje anes Vjoses...


Comments


bottom of page