top of page
Search

Klubi i Krijuesve Jonianë përmbyll vitin 2020 me publikimin më të ri

Nga Marisa Kotobelli

Sot në mjediset e bar restorant "KRAHU I SHQIPONJES" në Sarandë nga Klubi i Krijuesve Jonianë u zhvillua paraqitja e botimit "Antologjia e prozës", nr 2 me tregime bashkëkohës.

U paraqitën 22 autorë nga Saranda, vendi dhe bota.

Kryetari i Shoqatës së Krijuesve të Sarandës shkrimtari Pajtim Çaushi foli për luftën dhe triumfin ndaj së keqes që ka mbërthyer njerëzimin, Covidin 19 dhe për sfidën që i bëjnë krijuesit përmes veprave te tyre. Njëherësh ai dha vlerësimet e tij edhe për stilet e larmishëm të autorëve që krijojnë mozaikun rrëfimtar të antologjisë së paraqitur.


Në bazë të mendimeve dhe vlerësimeve vetiake si dhe në bazë të kulturës e përgatitjes teoriko letrare u bënë vlerësime për Antologjinë edhe nga krijuesit Agim Nelaj, Dashamir Malo, Vangjel Zafirati, Halil Shabani e të tjerë. Në fund të veprimtarisë shkrimtari Pajtim Çaushi paraqiti e dhuroi për individë pjesëmarrës romanin e tij më të ri "HIJA E VETES", botim i shtëpisë botuese "Streha" në Tiranë.

Kjo veprimtari u vlerësua si përmbyllëse për vitin e vështirë 2020.



Comments


bottom of page