top of page
Search

Koha për të djathtën – nga Grida Duma



Problemet e zhvillimit në Shqipëri janë krijuar nga mungesa e aftësive menaxhuese të burimeve të vendit, nga fshehja e realitetit me populizma apo aforizma, dhe padyshim nga mungesa e një kulture bashkëpunuese realiste jo klienteliste.

Koha për Politikë, është një riardhje tek idete e djathta me qartësinë se si deformimi i aplikimit të çdo parimi nuk është defekt i parimit.

Nuk janë idetë e djathta që dështuan me koncensionet, apo PPP, janë ajo që ndodhi nën këtë emërtim. Konçensionet janë të djathta në emërtim por të tenderuara pa rregulla loje kthehen në monopole, ekonomi moniste.

Ekonomia e tregut pa konkurencë është një trup në koma që vetëm quhet i gjallë por nuk jeton, dekompozohet. Tashmë nuk është më një çështje qasjeje ideologjike dhe kaq.


Po ashtu fakti që për shkak të keqqeverisjes, për shkak të asaj që ndodh pas emërtimit refomë e djathtë, apo politikë e djathtë, në fakt vijon një politikë centriste e klienteliste nuk mund të tolerohet që fajin apo dëmi t’I faturohet idesë.

Jo, vendi ka nevojë jetike për një qeverisje të drejtë të djathtë, një aplikim në çdo qelizë i teorive të djathta që do ti japin shoqërisë sonë elementin aq të munguar të vlerësimit të më të mirëve dhe kryesimin nga më të mirët, më të zotët.



Sot zhvillimi mund të nisë nga ndërhyrje thelbësore në sistem, jo vetëm si një diskutim administrativ i djathtë apo i majtë, tashmë ndryshimi duhet të nisë përtej disa reformave strukturore në sektorët e vendit.

Shqipëria s’mund dhe s’duhet të humbë më trenin e perëndimit. Është bërë shumë që ajo të vonohet. Nuk është e dështuar është vetëm e vonuar. Nuk është e dështuar është e pandihmuar, është e penguar.

Comments


bottom of page