top of page
Search

Konispol, historia që po shembet nga qeverisja

Nese viziton Konispolin, atehere do te gjesh nje thesar te trashegimise kulturore. Ndertesa qindra vjecare te familjeve qe kane bere historine e ketij qyteti, jane ende edhe sot me lagje te tera.

Por, ato jane te sakatuara dhe pa mirembajtje, te vetmuara dhe pa Zot.

Edhe shteti shqiptar qe duhet tu dilte per zot, i ka braktisur ne pabesi.

Ndersa shumicen e pronareve te tyre i perpiu diktatura dhe burgjet famekeqe, duket se edhe demokracia po i ekzekuton edhe ne varr ku dergjen.

Nje lagje e tere qe quhat Shehat, por edhe ne lagje te tjera ka ndertesa historike dhe nuk ka turist ne bote qe nuk do ti vizitonte po te mirembaheshin dhe ti shpetonin shembjes.

Por, jo qeverite shqiptare dhe ajo sot ne pushtet nuk duan te ruajne trashegimine kulturore dhe ndertesat historike. Kush ua ka ngene ketyre?

Le te presim derisa te shembet historia qe kemi, te dashur shqiptare sepse ne kete vend Historia eshte nje e shkuar qe duhet rrezuar.

Edhe pse Europa dhe Bota jep leke pafund, mjafton te paraqesesh projekte, askush nuk mendon per keto objekte historike. Ne Buxhet nuk mendohet jo dhe jo, por as projekte per te marre leke nga bota nuk bejme.

Askush nuk kujtohet te beje projekte per to dhe ti paraqese per te marre fonde, as Bashkia Konispol, as Ministria, as Qeveria ne teresi.

Ndonëse janë monumente që mbrohen nga shteti, askush nuk ndërhyn për të ndalur shembjen e monumenteve të Kulturës dhe Banesave historike në Qytetin e Konispolit.

Absurde, moskokecarese ndaj kultures dhe trashegimise kulturore dhe njekohesisht edhe antikombëtare kjo sjellje e qeverisë shqiptare. Nese qeveria nuk kujdeset per vlerat e shoqerise, trashegimine kulturore, atehere nuk e ka permbushur nje nga misionet me bazike te saj. Kujt i sherben kjo lloj sjelljeje? Vetem shqiptareve jo.

Ne menyre te perseritur eshte ngritur ky problem dhe asnje zgjidhje nuk eshte dhene nga qeveria shqiptare. Asnje pergjigje, por vetem indiference.

Kjo indiferencë absurde dhe anti kombëtare e Ministrisë së Kulturës dhe Insitutit të Monumenteve të Kulturës nuk mund te justifikohet dhe as te mirekuptohet.

Banesat karakteristike në qytetin e Konispolit, në skajin më jugor të Shqipërisë, rrezikojnë të shemben. Asnje plan nuk ka per to, te pakten te shpallur per publikun.

Disa prej tyre kanë vlera unikale për trashëgiminë shqiptare dhe kanë statusin e monumenteve që mbrohen nga shteti, raporton edhe Voa ne nje reportazh te sajin.

Specialistët e Trashëgimisë Kulturore pohojnë se duhen filluar sa me shpejt restaurimet që këto pasuri kulturore të mos humbasin. Deri kur do heshtim, o njerez?

  • Deri sa te na shembet Historia edhe muri i fundit i saj dhe atehere e kemi permbushut misionin ndaj vendit dhe te pareve...


留言


bottom of page