top of page
Search

KORONA-VIRUSI VIJON “OPOERACIONIN” LUFTARAK ME NJERËZIMIN, JETA ECËN NDAJ FERMERËT PUNOJNË


(Sipas bisedës me fermerin Blerim Veli nga fshati Shalës i Konispolit)

Nga Agron MEMA

Në këto ditë kur pandemia”COVI-19”, që po të përdorim gjuhën e fermerve, ka marrë kosën dhe jeta njerëzore i duket si fushë me jonxhë për t’a kositur, fermerët janë në ballë të punëve të stinës duke sfiduar kërcënimin e virusit “kokëfortë”, por pa harruar masat mbrojtëse ndaj tij. Në këtë fazë pune stinore të bujqësisë ndodhen edhe fermerët konispolat.

Mbarështrim i gjësë së gjallë, shërbime bujqësore të pemtarisë dhe perimores, të gjitha shërbimet e nevojshme të stinës së pranverës.

Po të hedhësh sytë nga lugina e Grykës së Bogazit deri në Konispol, fushës së Rahut deri në Vrinë dhe gjithë luginës së rrëzës deri në Butrint e gjithë hapësira është e blertë nga gjelbërimi agrumi-kulturës, një atmosferë të ngop shpirtin me aromën e luleve të sapoçelura shoqëruar me shpresën e fermerve për prodhim të mbarë këtë vit.


Blerim Veli

Bisedojmë me njërin nga fermerët e fshatit Shalës i cili mbarështron bletët.Jo vetëm, por edhe pemtari, agrume dhe ullinj. Quhet Blerim Veli.


Përditë gjendet në fermën e tij prej 60 kosheresh të vendosura në kullotat e pllajës së fshatit Vagalat, vetëm pak kilometra larg fshatit të tij, Shalësit. Është koha kur bletës duhet ti rrishë në kokë dhe ai nuk shkëputet asnjë ditë nga to.

Në bisedë me të mësojmë se këtë biznes të mbarështrimit të bletës e ka nisur qysh katër vite më parë me dhjetë kosheret e para që janë edhe gurëthemeli i fermës së tij nga sot që numëron 60 të tilla dhe persepektiva vete përvit në shtesa katesh dhe familjesh blete të reja.

Tri vitet e para nuk e ngau prodhimin , por ua la ushqim për vet bletën dhe u mor me shtesa familjesh. Vetëm vitin që kaloi vendosi të pres “dorën e parë” sipas gjuhës bletare, ndërsa dy të tjerat i la për shtesa të reja. Por dhe “dorën e parë” e voli vetëm nga 30 koshere.

Dhe prodhimi qe i mbarë, u mor 250 kg mjaltë. Pas një pune të lodhshme dhe të bukur , vjen dhe fryti i mundit dhe djersës së derdhur, i kujdesit të ushtruar për bletën, pasi duhet një punë tepër e pastër dhe shumë e kualifikuar për vet natyrën “qibare” dhe punën e fshehtë që bleta kryen në kosheren e saj.


Do një punë të mundimshme dhe tepër të kujdesshme me profesionalizëm të lartë, pasi siç thamë, puna e saj është tepër “sekrete” dhe një pakujdesi ndaj saj përballesh me braktisjen. Mes 60 kosheresh zukama e krahëve të bletës që kthehen nga kullota ngarkuar me pjalmin e luleve të sapoçelura, lundron mes kënaqësisë dhe merakut edhe buzëqeshja dhe shpresa e Blerim Velit. Themi buzëqeshja sepse kënaqet me kohën e përshtatshme që mba këto ditë për punën e bletës dhe shpresë për një prodhim më të mbarë edhe për vet faktin se këtë vit do të futen në prodhim edhe koshere të tjera, por pa harruar të bëjë shtesa të reja në parkun e tij bletar. Edhe pse koha me situatat pandemike sjell problematikat e saj, përsëri optimizmi i tij duket se shpreson për më shumë.

Por jo ç’do gjë vete si në vaj.


Në këtë zonë ka shumë fermer që ushtrojnë bletarinë, por u bënë vite që sunvecionimin shtetëror e kanë harruar edhe si fjalë, pa le më në vlerë monetare. Për vet faktin që ky fermer është më shumë tek kujdesi i perspektivës së shtimit të familjeve bletore, kjo kërkon edhe investim goxha të madh dhe ky investim përballohet nga vet buxheti familjar i tij. Po kështu edhe pesticidet kuronjëse dhe mbrojtëse nga sëmundjet e ndryshme që prekin bletën si krijesë delikate, vet Blerimi i siguron me fondet e tij nga shteti grek. Por kur e pyesim për tregun ai përgjigjet se ka problematikat e tij. Por në përgjithësi mirë ecën, mjafton cilësia dhe tregu e gjen vet rrugën, malli i mirë e gjen vet klientin. Por ky vit nuk i dihet. Nuk i dihet për vet faktin se nuk dihet edhe sa do zgjat situata pandemike dhe sa do ndikojë tek lëvizja e lirë e njerëzve dhe sa shtytje do të ketë lëvizja turistike. Kjo ndikon shumë dhe ashpër tek tregu. Por nuk ka vend për pesimizëm.


Mjafton të punosh dhe frytet e punës hyjnë pa trokitur në dyert e mirëqënies tënde ekonomike. Parku bletar i Blerimit bleron vërtet dhe duket si një lëndinë me lule shumëngjyrshe nga vet ngjyrat e koshereve.


Këta janë njerëzit e punës, njerëzit që sfidojnë kohën me “veset” dhe “kapriçot” e saj, sepse nuk ka qenie më të fortë dhe më të guximshme se njeriu, mjafton ta duash jetën dhe këtë dashuri ta ushqesh përditë me punë. Ne i urojmë këtij njeriu punëtor mbarësi dhe sa më shumë prodhim, sa më shpejt tregëtim dhe ju shtofshin dhe i burofshin lumë bletët dhe të ardhurat e tij ekonomike. Pandemia ka punën e saj, njeriu punën e tij. Jeta është si një lumë që nuk e ndryshon kollaj shtratin ku rrjedh.

Comments


bottom of page