Nga Pajtim Çaushi
Moda
Zhurmëtarët e pompuar në ekrane me lidhje familjare, me njohje a me zarfa paresh që krysisht jetojnë ne Tiranë fryhen si palloi për vepra të "shquara" letrare të prodhuara nga "gjenia" e tyre krijuese.
Pyetje: A ka të tjerë diku tutje Bllokut a tej Tiranës?
Përgjigja: Ç'thua e ç'flet?... Si mund te ketë libra e njerez me vlerë ne provincën e shkretë?
Reklamë e madhe për zhurmëtarët, intervista te gjata me plot superlëvdata.
Por... të shkretat vepra dëgjohen në darkë e harrohen në mengjes.
Alushi
Duke menduar për të mësipërmit, m'u kujtuan të poshtmit. Ata që jetojnë e krijojnë të harruar e të nēnçmuar në qerthullin e tyre provincial me palo emra ruralë si Konispol, Sarandë, Kolonjë, Bulqizë apo Vermosh. Midis të shumtëve edhe miku im i talentuar, krijuesi origjinal, Alush Avduli.
Kush është ky more aman se na habite? - do hidhet përpjetë i pompuari në ekranet e mjerë me intervistat e tij boshe.
Kuptohet përgjigja se është e vjetër sa bota: ditën yjet nuk duken, por ata ekzistojnë.
Alushi është krijues prodhimtar në disa fusha të letersisë.
Poeti
Ka krijuar dhe botuar që herët. Që në atë fillim të viteve '70 kur mbaroi gjimnazin e Konispolit dhe priti te vijonte studimet e larta per letersi te cilen e adhuronte. Por shteti i luftes se klasave i tha jo. Naryra e tij kurajoze ia ktheu me vepra duke botuar vellimin poetik LIRIKAT E KONISPOLIT. Liber me ndjenjē dhe figurë.
Më vonë mjeshtëria e tij poetike u shpalos tek vellimi me poezi moderne e me format më të arrira poetike bashkëkohëze: NE NJE STINE TE THATE.
Ka gati per botim vellimin e trete me poezi SKICA NE MJEGULL.
Eseisti
Në këtë zhanër të letersise moderne ka dhënë ndihmesen e vet me librat: PERKTHIMI I HESHTJES dhe ARKIVOLI SHTATZENE. Në esetë e Alushit spikat mendimi i thellë dhe guximi i artistit krijues.
Bashkëngjitur me esetë po vendos edhe sprovat e tij interesante UTOPITE NE FESTE e MENDIME PA STREHE.
Nē librat e veta me sprova dhe ese shpesh autori boton edhe shqiperimet mjeshterore në poezi nga autore te njohur te bashkekohesise boterore si O Waldi, Ç Bukovski etj.
Publicisti
Shkrimet e Alush Avdulit kanë parë dritën e botimit në organe jashte e brenda vendit. Midis tyre permend: Gazeta e Athines,Tribuna, Panorama, Dita...
Njeherazi në organet e shtypit ai ka botuar edhe vleresimet e veta per autoret shqiptare e veprat e tyre ne poezi e proze. Kete e ka bere edhe permes parathenieve të shumta që kanë shoqeruar botimin e veprave.
Vlerësime
Janë të shumtë studiuesit tanë që kanë vënë në dukje vlerat e veprave te autorit si Moikom Zeqo, Pirro Loli, Stefan Martiko, Vasil Vasili, Ferik Myrtaj, Hiqmet Meçaj...
Ata kanë theksuar karakterin bohem të poezisë së Alushit, mendimin e pjekur e guximin krijues.
E ç'mund të bëjë më tepër një krijues rural për të marrë një ftesë nga një tv kombëtare apo për t'u quajtur i vlefshëm e i vlerësuar si "krijuesi" zhurmëtar i kryeqytetit?!...
Comments