Nga Kristo Kauri
Nje rrugetim njeqind vjeçar, me perballje me veshtiresite, objektive, subjektive, me modelet, sistemet, mentalitetet, me sfidat, me babezine, nje rrugetim me suksese, deshtime, me ulje, ngritje, me shpresa, me zhgenjime, nje rrugetim ku veçuan pylltare pasionant , qe me kondributin e tyre bene emer te nderuar dhe te respektuar ne Sherbimin Pyjor, por dhe me pehlivane , servile, injorant , edepsez, qe bashkepunuan me mafien e pyjeve dhe kondribuan ne shkaterrimin e tyre per interesat vetiake.
Ne kete rrugetim gjendja e fondit pyjor ka pesuar ndryshime te medha ne regres. Fondi pyjor eshte zvogeluar ne siperfaqe , eshte tjetersuar ne te gjithe treguesit dhe parametrat dendrometrik, ( moshe, diameter, lartesi, trungdendesi, volum, strukture,...), jane minimizuar funksionet mbrojtese dhe kondributi i tyre mjedisor, ekonomik, turistik,...
Ne masivet pyjore te shkaterruara eshte zhdukur jeta dhe eshte instaluar vdekja.
Pergjegjesi per kete situate kane politikat donkishoteske ne keto 30-te vitet e fundit, qe e kane lene kete sektor, siç thoshte i Madhi Treska , Vrima e Fundit e Kavallit.
Pergjegjesi morale, por dhe ligjore, ka dhe Sherbimi Pyjor, qe nuk mundi te realizoje autoritetin e tij ne zbatimin e ligjeve, ne mbrojtjen dhe administrimin e Fondit Pyjor.
I copezuar, i fragmentuar ne parti dhe partiçka, ky Sherbim humbi detyren dhe misionin e tij fisnik , ne mbrojtjen e Ekonomise Pyjore.
Le te shpresojme se nga lartesia e 100 viteve, politikanet dhe qeveritaret, ata qe kane ne dore fatin e Sherbimit Pyjor ,do te kthejne vemendjen, do te mbeshtesin kete sektor jetik per vendin, me investime, infrastrukture, specialiste te afte, me kompetenca, qe Ai te realizoje me mire, me me dinjitet detyren dhe misionin e tij fisnik.
Gezuar 100 vjetorin e Sherbimit Pyjor te nderuar kolege!
Komentáře