top of page
Search

Kryeplak Xhafo Xhavella (fejton)

Nga Pajtim Çaushi

Fshati nga ishte tallej e mburrej me Xhafo Xhavellen. Tallej se ishte i trashe nga shendeti e nga mendja. Mburrej sepse per nga forca qe fitues midis perfaqesuesve te fshatrave te asaj zone ne garat e mundjes e grushtimit.

Pra, dy here kampion rajonal. Kjo bente qe edhe kur grindeshin ata pa mendje, Xhafon e thirrnin per t'i ndare me te rrahur e gjakosur.

Por ndodhi qe nje dite u zune dy me mendje. Kryeplaku dhe pleqesia u folen me te mire e me te lutur, por ata jo e jo. Atehere mbeti vetem fisheku i fundit, Xhafo Xhavella. E thirren. Kokoshet me mend qe kacafyteshin, kur pane se erdhi i pamendi, u ndane e u pajtuan.

Atehere, u mblodh fshati fshaçe dhe tha:

- Kryeplakun dhe Pleqesine kot i mbajme e kot i paguajme se fjala e tyre nuk hyn ne koken e grindaveceve. Ketu shkon vetem huri i Xhafos, ai i rreh e i gjakos dhe ata i rrine gatitu.


Fshati jo vetem tha, por edhe beri votim per Kryeplak te ri duke propozuar Xhafo Xhavellen. Perse duhet fjala dhe mendja kur shkon vetem dajaku dhe gdhendja?..

Kandidati i ri pasi fitoi njeqind per qind te votave, u tha votuesve te tij:

- Dakort, do te jem Kryeplak, por kerkoj te me lejoni te bej edhe diçka tjeter.

Votuesit i u luten qe te kerkonte jo nje, por sa te donte se fituesi ne fshatin tone ben ç' te deshirojë. Pra je zot e shkop! Xhafo kryeplaku foli:

- Dua qe te vdekurve kur t'i percjellim ne boten tjeter, t'u flas ne vesh fjale qe ju mos t'i degjoni.

Votuesit e pranuan kete me duarperplasje te zgjaturs.

Keshtu vazhdoi jeta dhe vdekja ne fshat. Ne jetë sus si kuç para Kryeplakut. Ne vdekje fjalet ne vesh dhe hop ne gropë!


Vazhdoi gjate kjo pune dhe votuesit u bene kuriozë: çfare u thote valle Kryeplaku te vdekurve ne vesh para nisjes?...

Hamendjet s'kishin te sosur, por Xhafoja mundohej te qeshte e mohonte me gishtin e mesit. Pasi iu luten disa here Xhafo Xhavella i mblodhi te gjithe e u tha me sa i.mbante gryka:

- U peshperit ne vesh qe t'u thone te ikurve te tjere keto fjale:

Lumi e mori fshatin o te vdekurit njeqind herë

qe kur vunë kryeplak idiotin Xhafo Xhavell!...

Votuesit veshtruan njeri tjetrin e prapë perplasen shuplakat me thirrjet:

Rrofsh o Kryeplak sa thana,
Xhafo tjeter s'ben me nana!...

Comments


bottom of page