Nga: Bukra Hysenukaj Kastrati
Mram n’ballkon ish fut nji flutur. U gzova si t’m’kish ardhe ma i dishruemi mysafir. Ishte fort e bukur ! U gzova edhe se thone, me to vjen shpirti i atyne qe kane shkue n’jete t’pertejme.
Mandej m’erdh keq per veten ! Ku m’ka katandis qyteti, mue qe kurre s’kam me u ba qytetare, pervecse me rregulla. Me m’gzue aq fort nji flutur, mue qe jam le e rrit mes bukurive ma t’pa shoqe qe ka krijue Zoti !!!
Ndersa rrishe mshtetun n’borduren e ballkonit e ndijshe eren e smokut te nji mramje t’zakonshme qyteti, kujtova at paqe, qe n’ket vakt mlon vendin tem, te shpia e babs.
Mandej solla ndermend nadjen, qe atje le si kurrkund. O Zot ! Shkelzeni i Gashit i rrezitun prej diellit t’pare, asht lumni per gjithkand e ka pa. Zhurma e gjallnueme e prrojeve t’etun prej zhegut vers, asht simfonia ma e bukur. Pemt, secila si mas llojit vet, tash veshin teshat e vjeshts, e habitem si zhvishen ashtu pa frike, tuj mos ju trem dimnit idhnak qe i pret. Bryma qe shkelqen barin, iu ban balle rrezeve t’buta t’djellit vjeshtak. Era qe vjen, asht ma dehse se çdo formule parfumi.
Por ajo cka m’habit, asht se, edhe pas vitesh, qe tash numerohen me dekada, kur futem te shpia e babs, shpia jeme, e ndiej po at ere qe kam lan fmij. Shpia i ka hala tri shkallt prej guri, e gzoj qe hala s’ja kan betonue. E sa kujtoj betonin, shikoj prej ku jam tuj e pa ket anderr….
Flutura nderkoh kish marre krahe. Ndoshta kish shkue bashk me mue atje, n’vendin tem, me t’cilin jam e lidhun ne cdo dej e fryme.
Comments