Pajtim Çaushi
Këtë titull ka patur dikur nje tregim i shkurtër i tekstit të Leximit ne Ciklin e Ulët Fillor.
Përgjithësonte plagën e varfërisë.
Ishte bërë kaq popullor sa që personazhi u kthye në proverbial dhe njerëzia e perdornin emrin e Lutos si të qe dylindi i tyre i pandarë.
a. Kujtesë
Kur qemë fëmijë në Kaonpolin tonë të lashtë e të hijshëm degjonim nga prindërit nje pasthirmë të përsëritur dimër e verë.
- Eh, ç'na morën shpirtin këto dritat! - ia bënin ata të deshperuar.
Ndodhte te vinte ndokush "i madh" nga Saranda apo Tirana dhe punetorët ia shtronin me te lutur e me te sterlutur sikur te ishin para hyjnive te Olimpit antik:
- Aman, vini dorën në zemër dhe na rregulloni punen e dritave shoku A B C D ...ZH!...
Ata i shihnin nga siper sikur mbretër Mesjete.
b. Premtimet a b c d ... zh
Dhe per premtime nuk pertonin se i kishin ne maje te gjuhës:
- Të rrojë populli heroik i Kaonpolit që ka besim te Partia... se te gjitha i zgjidh vetëm Partia!
Kështu shpreheshin me zë, por nënzëri nga brenda ia bënte me tallje:
- O të mjerë, rroni keshtu se mjaft e keni dhe kaq.. Dashka dhe Muçua kafe, pale!...
Mandej u tundnin grushtin dhe iknin te kenaqur per sa panë e sa thanë!...
Kêshtu i pari, kêshtu i dyti... kështu i dyqindi!...
c. Dy paroditë e asaj kohe
1. E para u interpretua nga orkestra e Shtepise se kulturês dhe thoshte mes te tjerash:
Bie shiu ne Han të Hotit,
fiken dritat ne Breg te Koçit.
Vetetinë ne majë Tomorit,
shuhen llambat e Konispolit...
2. E dyta nga nxenesit maturantë te gjinmazit të Konispolit. Ja ç'kenduan ata:
Premtimet udhës seç ranë
nga Saranda në Tiranë!...
Prit dhe ca sa të mbijë bar
o shumë i duruari gomar!...
Bari mbiu dhe u tha,
po gomari me sy s'e pa!...
d. "Demokracia"
Iku para 90, erdhi pas 90... Besuam tek luget e florinjta dhe tek te pafikurat drita. Erdhen lloj lloj fytyra nga partitë "e mëdha" dhe nga partiçkat e meskëmbëve. Shikuan, dëgjuan, u habitën, u çuditën, bërtitën:
- Poshte diktatura, enveristert, stalinistët, kriptokomunistët që ju kanë lënë keshtu e ju kane bere ashtu... Premtimet si dikur lumë... bile edhe më shumë:
Ne do bejme kete dhe atë...
Ju vetem beni zë,
ne ju sjellim çdo gjë.
Hapni gojën dhe kerkoni,
veç për ne te votoni!...
Votuan te gjithe njerezit plaka, pleq, burra, gra ... edhe ndonje femijë. Pritën nenstacionin,
investimin, shpetimin... Jo dhe jo!... S'ka e s'ka!...
e. Një parodi e re e muzikes pop art:
Prit e s'ka dhe prit e s'ka,
njelloj e më keq se ata.
Për ju votuan dhe dhitë e Meros,
derrat e Pilos dhe qentë e Bleros:
Ju na dhatë opingën e Sheros!...
f. Eh, kudo si Lutua!...
Dhe kaonpolasit mendojne se shpata e Demokleut dhe qiriri i Sokratit janë vetem risku dhe fati i tyre. Jo ore miq, s'jeni vetem ne kete kalvar erresire. Edhe ne Leshnicë, Vergo e Ksamil kur zene pikat e shiut qajne e qeshin...edhe në lagjen Kodēr te Sarandes... edhe ne Zagori, edhe në Mallakaster edhe ne Kashar dhe Yzberish të Tiranës edhe... edhe... edhe...
Qajne dhe qeshin pasi eshte dukje tragjikomike: në vendin me më shumë unra të Europës, me më shumë diell dhe erë të mbizotërojë ankthi dhe frika e mos pasjes se rrymes elektrike!...
Mos, jo kaq babezi dhe papergjegjshmeri ndaj atyre qe ju zgjedhin...
Pra, pa u zgjatur, kudo si Lutua!
Comments