Bajram Kadri Çaushi, fëmija i dytë i Kadriut dhe Bejazes, lindi në Maj të vitit 1923.
I ati e la të vogël, vetëm katër vjec. Djali me trup të imtë, syzi dhe flokëzi, u rrit dhe u bë burrë i qetë në lojra dhe i drejtë ne gjykime. Sipas rregjistrit mësimor te vitit 1933-1934, Bajrami frekuentoi klasën e katërt te Plotores së Konispolit së bashku me Ibrahim Hoxhën i cili e posedon këtë dokument.
…Në gusht të vitit 1944 Bajrami doli partizan duke u radhitur ne batalionin e dytë të brigades XIX Sulmuese. Atje ishte së bashku me djem të tjerë nga krahina, si Nustret Dauti dhe Faik Haxhiu. E kishte zakon të mos fliste kurrë me teprime dhe sajesa për luftën. Shumë vite më pas, kur ishim në shkollën fillore, e pyesnim për vitet e luftës, vecanerisht me shume e pyeste nipi i tij, Agim Caushi:
- Xhaxha, a ke vrarë shumë gjermanë kur ishe partizan?
Bajrami na vështronte të gjithë fëmijëve me radhë dhe na pergjigjej:
- A ke parë, the, apo a ke vrarë… ne rrinim në zona të thella si Theollogua dhe zbrisnim në fshatra kur na njoftonin se nuk kishte këmbë gjermani.
Në vjeshtën e vitit 1947 Bajrami u martua me Fetanete Bejzatin nga lagjia Fundi i Dushkut. Dasma filloi të enjten dhe zgjati deri te hënën. Violinisti Muharrem Hysa, që shkurt e thërrisnin Rremja, na tregonte gjithmonë:
- Dasmë si të Bajram Kadriut rrallë kam bërë. Isha i ri, por e mbaj mend si sot… katër ditë me radhë pa vënë gjumë në sy. U kënaqën dasmorët, u kënaq i zoti i shtëpisë, u kënaqëm dhe ne.
Në vitin 1953 Bajramin e caktuan të transferohej me punë në Degën e Puneve te Brendshme ne Qark (Gjirokastër). Nuk shkoi… përkundrazi bëri kërkesë për të ndryshuar punë. Në këtë periudhë filluan të na shikonin “me bisht të syrit”. Në dokumentat e degës së brendshme të kohës, 27 ditët që Bajrami kishte marre pjesë ne forcat e Ballit Kombetar te zones se Konispolit ne vitin 1943, i transformuan në 7 muaj…
Kur u rritëm e ngacmonim Babanë duke i thënë që tani do të ishim në Gjirokastër ose më lart… Ai na pergjigjej i menduar:
- Bera mire qe u shkëputa, sic erdhen punët nuk hahej më ajo bukë…
Ne muajt Qershor – Gusht të vitit 1960 u arrestuan pjestaret e te quajturit Grupi i Teme Sejkos. Midis tyre edhe baxhanaku i Bajramit. Ishte kohë e veshtirë dhe prisnin te gjithe arrestimin e tij. Qenë ditë dhe muaj ankthi. Kur vala e arrestimeve kaloi, mbajmë mend që theri nje kec dhe të brendshmet i bëri kukurec. Edhe ne që ishim fëmijë ndjemë clirim nga një peshë që na shtypte gjoksin.
Ne vitin 1961 u hap furra e bukës ne Konispol ku u caktuan dy bukëpjekës, Bajrami dhe Rexhep Hoxha, qe me pas u zevendesua nga Shaban Sheqiri. Punë e vështire, gjithcka me forcën e krahëve... Punonte i sforcuar nga ora 5 e mengjesit deri ne oren 5 pasdite.
Ne Maj të vitit 1978 papritur ndjeu veshtirësi në frymëmarrje. Pas vizitës tek kardiologu në Sarandë, e shtruan menjëherë në spital. U habitem sepse asnjehere me pare nuk ishte ankuar per nje shqetesim te tille. Kur e vizitonim ne spital, qendronte si zakonisht, me humor te mire, sikur te mos kishte ndodhur asnje gje. Niko Shomua, kardiologu i Sarandes kishte emër të mire. Na tha që Bajrami kishte të dëmtuar rëndë një valvul të zemrës. Bajrami provoi te vazhdonte rishtaz punen, por nuk mundi.
Gjate verës se atij viti herë pas here nuk ndihej mirë. Më 10 shtator në mbrëmje iu bllokua frymëmarrja. Pëllumbi solli mjekun e rojës ne spitalin e Konispolit, Minella Nini. Te nesermen me ambulance, se bashku me Agimin e cuam ne spitalin e Sarandes, ku na priste Qeremi. Agimi e mori ne kurriz dhe e ngjiti lart. Ate darke qendruam me të. Netët e tjera e shoqeruan me radhe, Fetja dhe dy motrat. Erdhi edhe Baftjari nga Kurbneshi ku punonte. Pellumbi shkonte gjate dites dhe kthehej ne darke se kishte shtepine. Vullneti ishte ne sherbim ushtarak, Velua ishte i vogël...
Ne kujtohet nje moment, se bashku me babain dhe Qeremin po rrinim tek dritarja e korridorit te spitalit. Prej aty dukej Gryka e Bogazit.
- Ja atje tej grykës është Konispoli, tha me një fije zëri dhe ngriti sytë nga qielli. Nuk ka mundesi qe gjithë c’ka qielli dhe toka, të jenë bere ashtu kot. Një gjë e madhe i ka stisur, cfarë na sheh dhe cfarë nuk na sheh syri.
Na veshtroi si per te na marre nje mendim. E vertete, ska mundesi, u pergjigj shpejt Qeremi. I ka krijuar Zoti.
Duk e u gdhirë data 18 Shtator 1978, ndërroi jetë ne spital. Pranë tij ishte Nanë Fetja. Me frymën e fundit, i tha:
- Kaq e pata Fete, të lashë në mes të udhës!
* Pjesa eshte marre nga libri Çaushajt e Konispolit, rrënja, trungu, degët
Comments