E vërteta e shfaqur Kaloi muaji i mbretërimit të Madhërisë Covid. Stivat e të ikurve nga jeta dhe listat e të infektuarve vijojnë të rriten përditë. Popujt e vendeve të globit sikur garojnë cili të dalë kampion i numrave rrënqethes. Për shkaqet e ardhjes dhe kurorëzimit të Madhërisë mesjetare në fron bëhet loja e pingpongut: Lindja akuzon Perëndimin e Perëndimi akuzon Lindjen.
E verteta e fshehur
Nëse do të jepeshin shifra te sakta nga klikat qeverisëse të gjithë vendeve të globit, njerëzimi duhet te çmendej. Në bazë të deklaratave të shkencëtarëve të shëndetit dhe mjekëve pa dallim kombësie numrat që përcaktojnë fonde të çojnë më një absurd lemerisës.
Në asnjë vend të Tokës sonë fondet për shendetin publik dhe për kërkimin shkencor në fushën e mjekësisë nuk janë rritur, pale më të jenë shumëzuar. E kundërta ka ndodhur, janë pakësuar dhe pjestuar. Atëherë, ku jemi?... Atje ku kemi qënë e pak më poshtë
Paradoksi i lolove mediatikë Në lajmet e stërthënë e monotonë dhe studiot televizive me zhurmëri moderatoresh egoistë jargavitet pyetja: - Si ka mundësi që në kohët tona moderne të kemi mungesa per respiratorë, barëra shërues apo vaksina për ta parandaluar pandeminë e Madhërisë Koronavirus? Nëse dikush nga të thirrurit në skajp apo studio nis të përmendë diçka fajësuese për antipopullorët drejtues të Globit, moderatori e merr fjalën vet dhe rrokullis rrena të porositura justifikuese: - S'kanë faj qeveritë, as parlamentet. as Lartësitë... Jo, fare!... Të gjithë i gjeti të papërgatitur se ky është virus tinzar e i pabesë, është armik i lig! O Zot, ç'fjalë parazite të sheqerosura me pluhur hashashi!
E vërteta e vërtetë Sikur virusi korona do të trokiste në derë e t'u kerkonte leje për të hyrë... Sikur koronavirusi do të bënte harakiri duke ju thënë të nxirrnin antivirusin e mandej të vinte... Sikur Madhëria Koronavirus do të nxirrte vizë në ambasada e pastaj të zbriste në aeroporte... Pse fshiheni pas gishtit o drejtues të botës me lakejt tuaj të bindur?... Pergjigja e pyetje së shtruar është e thjeshtë edhe për nxënësin e Ciklit të Ulët të shkollës: Kujdesi për shëndetin kërkon që veprimin aritmetik të shumëzimit të mos e bëni vetëm për vete, por edhe për popullin që ju voton, ushqen e pasuron. Pra, nga miliardat që mblidhni prej taksave tona, veç mbushjes së xhepave tuaj, nxirrni edhe pjesën që i takon shëndetit të fëmijëve tanë!...
Comments