top of page
Search

Kush ka ide për biznes, grant deri 500,000 Lekë

Nëse je i papunë dhe ke një ide biznesi, mund të përfitosh nga qeveria deri në 500 mijë lekë për ta vënë në jetë atë, përmes një procesi konkurrues aplikimi.

Një program për nxitjen e vetëpunësimit është miratuar nga Këshilli i Ministrave me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave.

Ky program ka si qëllim nxitjen e vetëpunësimit nëpërmjet krijimit të sipërmarrjeve të reja të punëkërkuesve të papunë të interesuar. Ai zbatohet dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive (AKPA).

Programi i vetëpunësimit është program njëvjeçar për mbështetjen e sipërmarrjeve të reja, nëpërmjet të cilit ofrohet trajnim për sipërmarrjen dhe zhvillimin e planeve të biznesit për aplikuesit dhe grant për përfituesit.

Fondi i nxitjes së punësimit për programin mbulon shpenzimet për:

a) grantin për hapjen e biznesit të ri;

b) vlerësimin e planeve të biznesit.

Kush përfiton:

Përfituesit duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:

a) Është punëkërkues i papunë i regjistruar në strukturën vendore të punësimit;

b) Ka një ide biznesi, e cila nuk është në kundërshtim me kriteret e konkurrueshmërisë, të përcaktuara në dispozitat e Kodit të Punës dhe që deklarohet në bazë të një formulari të posaçëm, i cili përmban:

përshkrimin e idesë së biznesit; relevancën (rëndësinë); iii. burimet e nevojshme për realizimin e biznesit; vlerësimin e gjendjes së mjediseve ku do të zhvillohet biznesi.

Punëkërkuesi, i cili aplikon në këtë program, duhet të marrë pjesë personalisht në të gjitha hallkat e procesit.

Një punëkërkues mund të përfitojë vetëm një herë nga ky program.

Shpenzimet për vlerësimin e planit të biznesit të të gjithë pjesëmarrësve, në vlerën jo më shumë se 3 000 (tre mijë) lekë për çdo plan biznesi, sipas çmimeve të tregut për këtë lloj ekspertize, mbulohen nga AKPA-ja, nga zëri i buxhetit “Programet e nxitjes së punësimit”.

Programi subvencionon për të gjithë të përzgjedhurit si përfitues grantin për ngritjen e biznesit deri në masën 500 000 (pesëqind mijë) lekë.

Shpenzimet që nuk mund të mbulohen nga granti i financuar janë:

a) blerja e pasurive të patundshme;

b) çdo shpenzim që nuk lidhet dhe nuk përfshihet në planin e biznesit të miratuar;

c) shpenzimet e kryera përpara nënshkrimit të marrëveshjes së grantit;

ç) pagat, shpërblimet, qiraja dhe shpenzimet e tjera administrative.

Afati për të aplikuar në program, për të gjithë punëkërkuesit e papunë, është 30 (tridhjetë) ditë kalendarike nga data e shpalljes së thirrjes.

Aplikuesit e përzgjedhur duhet të regjistrojnë, brenda 5 (pesë) ditëve pune, sipërmarrjet e reja në Qendrën Kombëtare të Biznesit, të hapin një llogari bankare për biznesin dhe të depozitojnë te struktura rajonale e punësimit dokumentet provuese.

Pas dorëzimit të këtyre dokumenteve, nëse shpallen fitues struktura rajonale e punësimit dhe çdo përfitues nënshkruajnë kontratën për përfitimin e grantit.

Financimi bëhet në këto faza:

Me nënshkrimin e kontratës, përfituesit i transferohen si paradhënie në llogarinë e biznesit 20% e vlerës së grantit, shumë të cilën përfituesi duhet ta justifikojë me fatura të rregullta tatimore dhe vërtetim të kryerjes së pagesave, si kusht për financimin e pjesës së mbetur të grantit;  këste, të justifikuara me fatura të rregullta tatimore dhe vërtetimin e kryerjes së këtyre pagesave.

Vlera e plotë e grantit duhet të shpenzohet brenda katër muajve nga lidhja e kontratës me strukturën rajonale të punësimit;

Përfituesit nuk duhet të shkelin asnjë nga kushtet e kontratës për përfitimin e grantit dhe zbatimin e programit. Nëse përfituesit shkelin kushtet e kontratës, përfituesi është i detyruar të kthejë 100% të mbështetjes financiare të përfituar deri në atë moment.

Burimi: /Monitor.al

Comments


bottom of page