top of page
Search

Kënga e Boshëve në ekrane! nga Tanush Çaushi

U kthyem në ekrane ne tē quajturit bosë,

nisëm avazin ndaj na varni një hudhër!

Qytetarët na quajnë kodosha bosh...

Pas çdo pauze ne pudrosemi me pudër!


Jemi të qeshur, por herë dhe të ngtysur,

mendja jonë e gjitha me fraza tralala,

shfrymë nga goja duhmë vezë e prishur,

të lakmuar për seks si ne askund s'ka!


Të shquar në shifra, të ditur në shkronja,

majë gishtave politikë, po dhe ekonomi,

mendje kuzhinës, mësim për makarona,

të çmuar në drejtesi, po dhe seksologji.


S'ka fushë që s'dimë ne, jo s'ka asnjë!

Bëjmë prozë, ese, romane edhe poezi,

po i thamë hirrës bëhu kos - u bë,

po i thamë ujkut bëhu mi - u bë mi!



Comments


bottom of page