top of page
Search

Kënge historike kurbeti nga Kosova

Dy tri dite para Shingjergjit

mora rrugen e gyrbetit.

Kur jam dal prej t'zezës shpi,

non e bab, kom lon vllazni,

katun kom lon edhe shoqni.

U si shkova ni gyrbet

sa kom ndejtun dymdhet vjet

edhe zemra tym po m'qet.

Oj dyrnja, dyrnja e shkret,

na ki hup, hem na ki tret.

Ngoni shok, ngoni vllazni

shka ish neja n'jabanxhi!

Nuk po dojshin me t'pa me sy,

dasmë bojn, lujn e knojnë,

sytë e mi o veç lotojnë.

Kur m'rake malli i shpisë

e t'i rashna trup qarshisë.

Fort m'ka hyp sekëlldi,

dilli nxejke, s'pashna me sy.

Gjilan - Kosovë

Kommentit


bottom of page