top of page
Search

KËNGËT POPULLORE GREKE

Nga Agron Mema Kjo është një parathënie tek libri “ ANTOLOGJI E POEZISË GREKE”- botim i vitit 1986. “ Këngët popullore greke, të njohura ndryshe dhe si poezi demotike për nga gjuha popullore me të cilën janë shkruar, përbëjnë monumentin më të lashtë të letërsisë greke moderne, shprehjen më të pastër dhe më të qëndrueshme të shpirtit dhe të mendësisë së popullit grek.

Nga ana tjetër, kjo poezi ka shënuar thellë pjesën më të mirë të poezisë së re greke, duke nisur që nga autor të tillë të shquar, si Sollomosi e valaoritis, e gjer tek Seferis e Ricosi. Burimet e kësajë poezie i gjejmë në periudhën bizantine dhe në atë të pushtimit otoman.

“ Në një kuadër politikëautoritar e despotik, populli që jetonte në skajet e shoqërisë, për të luftuar kundër kushteve të rënda shoqërore si dhe për të ruajtur vazhdimësinë e ideologjisë dhe qytetërimit të tij, duke u mbështetur tek një traditë e vjetër, zhvilloi dhe krijoi pak nga pak traditën e vet artistike gojore, e cila kryente njëkohësisht disa funksione shoqërore: atë të komunikit, të argëtimit, të artit, edukimit, moralit shoqëror, ritit, kujtesës historike, kozmoteorisë.


Këngët demotike, sidomos ato heroike, përbëjnë një linjë ballafaqimi ndaj ideologjisë zyrtare. Temat kryesore të ciklit akritik, shprehin kundërshtimin e heroit popullor ndaj fuqisë mbretërore, teksa në këngët e përzishme heroi kundërshton natyrën. Në këngët kleftike sendërzohet miti popullor i revolucionit nëpërmjet revoltës së heroit të shtypur kundër pushtuesit turk dhe në përgjithësi kundër klasave sunduese. “

Kështu e komenton poezinë popullore greke një nga studjuesit më në zë të saj, E. Kapsomonos. Siç thamë, poezia demotike është vijim i një tradite shumë më të lashtë. Kështu, paralogët apo baladat, për nga vet temat e tyre, na çojnë tek mitet tragjike të antikitetit. Këngët akritike e kanë zanafillën në shekujt IX dhe X, epokë kjo e luftrave të Bizantit me arabët në Azinë e Vogël, si dhe luftrave të brendshme kundër feudalve të mëdhenj dhe udhëheqësave rebelë ushtarakë.

Vet fjala akritas, që i ka dhënë emrin gjithë ciklit, do të thotë “ushtar i kufirit”. Në fakt , në organizimin bizantin, akritasit ishin ushtarë të cilëve u ishin dhënë toka në zonën e kufirit, duke i përjashtuar nga çdo taksë, me kusht që në çdo çast të ishin të gatshëm për të luftuar. Me një sër heronjsh të cilve u këndojnë këto këngë, figura qëndrore është padyshim ajo e Digenis Akritasit, figurë kjo legjendare, e bërë edhe për poetët modern grekë simbol i shpirtit heroik të popullit të tyre. Por me gjithë veshjen legjendare, studjuesit janë të mendimit se protogonistët e këngëve akritike u korespondojnë figurave historike.


Kështu mendohet se Digenisi ka të bëjë me udhëheqësin ushtarak Diogjen i cili ra në vitin 788 duke luftuar kundër saraçenëve. Këngët kleftike e kanë origjinën e tyre në shekujt XVII-XVIII, kohë kjo e luftës kundër pushtuesit turk. Sa për këngët e tjera, ato iu takojnë kohëve të ndryshme....


Comments


bottom of page