“Ne do të jemi në Europë edhe pa ty, edhe pa klasën tonë politike bastarde e të neveritur!
Do të jemi se jemi!
Mëshirë të kërkuan puthadorët tanë të pështirë!
Veç fytyrë të bukur e fjalë miku nuk shfaqe e nuk fole!
Punë për ty!”
Pse u kthye Franca "demokratike" e lirisë, barazisë e vëllazërisë për Shqipërinë në shpirtin e keq të fillimshekullit të njëzetë?...
Cila ndjesi negative që mikrobi i tërbimit që rrëmbeu nënvetëdijen e presidentit të Francës për veton e turpshme të dheut të mendimtarēve iluministë?...
Ç'të keqe do t'i sillte Europës së madhe e të bashkuar pranimi në tryezën e dialogut të një vendi që drejtuesit e vet antikombëtarë e katandisën sa një lagje të Parisit?...
Populli i thjeshtë i di mangësitë, i di dhe shkaktarët, por qëndrim kaq ekstrem vetëm për një çelje dere ka nëntekste nga më negativēt e më të dyshimtët i nderuar president i Francës.
Ata shkojnë që ngs xhelozia ndaj sivëllezërve të tu deri tek përbuzja e shpërfillja e një populli të lashtë po kaq sa ju.
Zoti Makron, ne të thjeshtët e Shqipërisë nuk të kërkojmë mëshirë.
Mëshirë të kërkuan puthadorët tanë të pështirë!
Veç fytyrë të bukur e fjalë miku nuk shfaqe e nuk fole!
Punë për ty!
Ne do të jemi në Europë edhe pa ty, edhe pa klasën tonë politike bastarde e të neveritur!
Do të jemi se jemi!
Këtu na ka hedhur Zoti e ju prej këndej nuk na çrrënjosni dot kurrë!
Commentaires