Një shekull e ca shqiptarët e mbetur jashtë kufijve te konferencës londineze nuk u lodhën duke e thirrur Shqipërinë loke, nanë, amë, zojë e plot të tjera.
Me të drejtë, qenë të shkëputur me dhunë nga trungu.
Mallin e shtoi edhe më shumë perdja e vetizolimit që vuri Diktatura komuniste.
Dihet, e fshehta ta ngacmon fantazinë. Fantazia plus dashurinë e kthen në xhinde parajse të fshehurën dhe njerëzia e adhurojnë si nusen e mbuluar me ferexhenë e lindjes.
Por vjen një ditë dhe e mbuluara zbulohet.
Erdhi '90 dhe vendi amë u shfaq siç ishte.
Të malluarit sa e panë vunë duart në kokë. Ç'të shihnin e ç'të ç'zilepsnin?... Varfëri e mjerim si tek vjershat e skicat e Migjenit. Turravrap nga sytë këmbët të tmerruar sikur fundi i jetës po vinte.
Dhiareve e gomoneve tokës e detit me gra e fëmijë sikur i ndiqte kolera. Të dobët sikur skeletet e hijet e Ferrit tê Dantes.
Thanë ata, vëllezërit tej kufinjve: është kalimtare, do t'i shërojē demokracia.
Shpresuan ata si dhe ne, por prit e jo! Besuan ata si dhe ne, por prit e hiç! E keqja që ka mbërthyer Nanën jo vetëm që nuk ikën, por rritet e maiset.
Të tmerruar vunë re se mbi mjeranët bashkëkombës të shtetit Amë kanë hipur nje grusht paloçosh që po e tallin dhe e nxitin të zhduket nga dheu i tyre.
Ata u trishtuan, por vazhduan udhën e tyre. Ndërsa palaçot tek Ama vijojnë edhe sot palaçolleqet e tyre pa u skuqur e turpëruar, ata zhvillojnë biznesin, dialogojnë urtësisht dhe zhvillojnë votime e zgjedhje model edhe për vendet me përvijë të gjatë demokratike.
E dëgjuat sot?...
Palaçot tanë nxituan t'i urojnë dhe t'i shfrytëzojnë për të larë duart e pista dhe për të shtuar e rritur të keqen në vendin Amë.
Comments