top of page
Search

Lamtumirë Profesor!

Nga Pajtim Çaushi

Na la edhe xha Ibrahimi, i Madhi atdhetar iluminist i ardhur deri ne pragun e njeqind vjetorit te vet.

Ishte nga Konispoli. S'mund te rrinte pa ardhur tek ajo perlë e natyres me njerez te zgjuar e fisnik. Edhe këtë verë ishte.

Sa herë kam qënë me xha Ibrahimin, ai nuk fshehte per vendlindjen mallin e zjarrtë dhe lotin e te larguarit. Qendronte perballë detit të vjedhur dhe sodiste i mrekulluar perendimin magjepsës të diellit.

Psheretinte e thoshte:

- E ku ka më bukur se ne Konispol!... Eh, Parajsa e Zotit!

Ishte i vitit 21 te shekullit te shkuar.

Pse ka rëndësi numri i viteve për njeriun?... Mendoj se jo. Rëndësi kanë shenjat që la pas në kalvarin e jetës, pra gungat siç i quante Dino Buxati. Dhe Ibrahim Hoxha në drejtim te shenjave ka mbjellë farë e janë rritur lisa.


Mendja e tij e ndritur i ka dhënë shkëlqim fjales se bukur shqipe në dhjetra vepra historike, letrare, studimore, enciklopedike...

Syri vëzhgues, goja kurajoze e mendimi i thelle e krijues i kanë dhënë në dorë njeriut shqiptar dhjetra vepra te shkruara per te shkuaren, luften e pasluften.

Pena e tij e palodhur ka ringjallur dhjetra e qindra figura të pluhurosura nga koha që vrapon e shperfillja e mizantropëve.

Mendoj se vepra e tij kulmon me botimin në dy libra voluminozë të karakterit akademik

"ENCIKLOPEDIA JUGSHQIPTARE".

Eshtë njeheresh studim, regjister i gjendjes civile, histori, gjeografi, demografi...

Eh, u rralluan lisat e hershem nga ky vend!...

Sot iku edhe një tjeter. U largua fizikisht dituraku i madh i Çamerise dhe i gjithe Shqiperise, iluministi dhe Rilindasi i fundmë që mundi të vinte deri në ditët tona.

Lamtumirë xha Ibrahim!...


Lamtumirë PROFESOR!...

Comments


bottom of page