Në kohëra të kohërave që s’mbahen mënd, kur i gjithë Ballkani dhe më shumë se gjisma e Europës banohej nga pellazgët, pellazgët e Spartës bënë një gjueti,që u bë një herë ,e më s’bëhet.
Të gjitha fiset që banonin në atë vise milëra[1] vite para se mbi këtë tokë të vinte biri i Zotit, Krishti, u bënë bashkë për të bërë një gjueti me buajt e tëmerrshëm që kishin ardhë në tokat e tyre dhe shkatrronin gjithçka.
Edhe jeta shpesh u ish vënë në rrezik. Dhe para rreziqeve të mëdha, bashkimi i forcave për t’a luftuar atë, bëhet instiktivisht domosdoshmëri.
Buajt që u çfaqën ishin vërtet të hatashëm . Në boj[2], mbi di[3]metra e ca të lart, të glatë[4]mbi katër metra, me bri të trashë e të glatë mbi një pash[5],të zinj pis, që trëmbnin edhe natën,me sy të mëdhenj e të kuq që të tmerronin, mbuluar me lesh të glatë që u varej deri bëdhe[6] , me kokë të madhe dhe të fortë sa një shkëmb cikllopik.
Të egër dhe të pa përmbajtshëm edhe në veprimet e tyre. Asgjë nik i trëmbte.
Më shumë se gjueti, ky bashkim i pellazgëve të Spartës që ndodhëte për herë të parë, i ngjante një beteje për jetë a vdekje.
Nuk ishte njohur akoma nga njerzit hekuri ,që të bëhej shtiza, heshta, shpata. Si armë kishin shkopinj të trashë sa llëra[7] e dorës së ture[8], të glatë mbi di metra, të bërë më malë[9] me thika stralli[10], shkopinj të bërë me dru të fortë shkoze apo thane.
Ishte e vështirë lufta mes tyre dhe buajve, se duhej të ndesheshe me ta gati trup më trup.
Ulërima e ture buuuuuooo... buuuuuooo...buuuuuooo , kur pëllitnin me kokën lart, i bënte edhe drurët të lëkundeshin . Të kallte datën që një kilometër larg. Por ata burra nuk u trembën,se ishte në rrezik qënia e jeta e familjeve të ture, e fisit të ture.
Dyzetë ditë e dyzet netë pa pushim zglati[11] kjo betejë. Pellazgët spartanë pothuaj i vranë të gjithë buajt. Edhe nga ana e ture humbën jetën shumë burra luftëtar. Kish mbetur vetëm një buall i pa vrarë. Më i madhi, më i tëmerrshmi, më i forti, ai që kish çarë tej e për tej me brrit e tij pesë burra. Kish marrë plagë pa fund, por nuk binte në shesh.
Ja dha vrapit. Pa ju vunë disa burra për ta vrarë. Vrap bualli i tërbuar nga plagët dhe gjaku, vrap burrat luftëtar nga pas. Njëzetë ditë e netë pa pushim vrapoi bualli, njëzetë ditë e netë nuk ju ndanë spartanët. Ditën e njëzet e një bualli ndaloi në një bujanë [12]të madhe në fshatin e Mursisë.
U fut në bujanë, u freskua, piu e piu ujë sa u ngos[13], ktheu kokën nga kodrat e Mursisë ku u çfaqën burrat pellazgë që e ndiqnin, bërë bashkë me burrat pellazgë vendas, që çuditërisht
Merreshin vesh me njari[1] tjatrin ,se flisnin të njëjtën gluhë[2], gluhën pellazge, dhe ja dha një brritme që s’ish dëgjuar më parë.
Buuuuuoiiii....buuuuuoiii....buuuuuuoiii.. Kësaj radhe në ulërimiën e tij u dëgjua nga burrat edhe pasthirrma..oiii, që herë tjatër [3]nuk ish dëgjuar.
Njerzit panë të habitur njari tjatrin .
Bualli doli nga bujana (që për çudi edhe sot e gjithë ditës banorët e Mursisë e quajn Bujana e Buoit, e më pas bujana e Vuvoit), dhe u nis drejt liqenit Pelod[6].
Më nuk kish energjinë e turrin e vrapit të parë. Gjaku i rrjedhur, ftohja e plagëve në bujanë, acarimi i plagëve , ja bënin ecjen të zorshmë.
Po i vinte fundi. Arriti me grahmat e fundit të kalonte me not kanalin e madh, gjashtë dhjetë e ca metra të gjër dhe dhjetë metra të thell, kanal që lidh liqenin Pelod me detij Jon, dhe sa doli në bregun matanë, ra bëdhe dhe dha shpirt.
Pellazgët e Spartës dhe pellazgët vëndali, që nuk e kishin ndalur ndjekjen e tij, panë me sytë e ture këtë dhënie shpirti të atij bualli të tëmerrshëm, pa nxjerrë fjalë nga gola[7].
Prap pellazgu i zgluar[8] vëndalli, e mori fjalën.
-Nuk është një gjë e zakonshme kjo. Është një dëshirë perëndie,. Zoti e nisi buallin nga Sparta që të jepte shpirt në këtë vend.
Që nga sot këtë vend do ta quajm Bualltroj. Se e kemi thënë, pellazgët truallit i thonin troj.
Më pas në këtë vend u ndërtua një qytet i madh që mbajti emrin qyteti i Bualltrojt, më pas u bë qyteti i Buthrotit, dhe në fund, siç thirret edhe sot, qyteti i Butrintit...
Shënim. Këtë legjendë ma ka treguar Dhimo Gogo nga fshati Mursi, që ja kish treguar babai i vet, Lole Gogo, i datëlindjes 1908,njeri i ditur, me studime të kryera në Itali dhe që thonë se lexonte e fliste në pesë gluhë të ndryshme.
Shpjegime të fjalëve
-milër-dialektore-mijëra
-boj- dialektore-trup
-di-dialektore-dy
-glatë-dialektore-gjatë
- pash-dialektore- njësi gjatësie sad y krahët e hapur lart
-bëdhe-dialektore-mbi dhe
-llëra-dialektore- trshësia e kockës ës parakrahut
-ture-dialektore-tyre
-malë-dialektore- majë
-stralli- gur silicor
- zglat- dialektore-zgjati
-bujanë- dialektore- pellg i madh me ujë që formohet në rrjedhat e një lumi të vogël.
-ngos-dialektore- ngop
-njari dialektore- njëri
-gluhë-dialektore-gjuhë
-tjatër-dialektore-tjatër.
-vetëhenë-dialektore-veten
-ture-dialektore-tyre
- liqeni Pelod- emri i lashtë i liqenit të Butrintit.
-gola-dialektore-goja
-zgluar-dialektore-zgjuar
Comments