Prof. Assoc.Dr Fisnik Kadiu
Leksion 2: Betoni Fotokatalitik Vetëpastrues.
Vetitë, avantazhet dhe disavantazhet, përdorimi dhe shëmbuj
Betoni vetëpastrues bën pjesë në betonet me kërkesa të veçanta. Ai përgatitet duke shtuar në MixDesign e betonit të zakonshëm një material me veti katalitike në trajtë pluhuri të imët.
Është një material i ri ndërtimi, që është zhvilluar në tre dekadat e fundit. Vetia dhe karakteristika më e spikatur e këtij betoni është aftësia vetëpastruese.
Funksioni kryesor është që, Jo vetëm të ruaj pamjet e fasadave dekorative të pastra të ndërtesave, por gjithashtu të shpërbëjë një pjesë të konsidereshme të gazrave që emetohen në ajër nga shkarkimet e mjeteve të transportit si edhe ato të prodhuara për shkak të gazrave të emetuara nga uji i shiut.
Vetia e vetëpastrimit fitohet duke shtuar një aditiv në përbërjen e betonit të zakonshëm, i cili quhet material katalitik në trajtë pluhuri të imët me ngjyrë të bardhë. Një shembull i materialit katalitik është oksidi i titanit (TiO2) siç tregohet në Figurën-1, sipas renditjes duke filluar nga kreu i grupit të figurave 1, 2, 3, 4, 5 dhe 6.
Vetëpastrimi fillon kur ky material aktivizohet, dmth aktivizimi i materialit katalitik do të fillojë për shkak të energjisë, që merret nga rrezet e diellit (ai gjithashtu mund të aktivizohet duke përdorur edhe ndriçim artificial).
Gjatë aktivizimit të oksidit të titanit, do të krijohet një ngarkesë shtesë e veçimit të elektroneve, që më pas do të përhapet mbi sipërfaqen fotokatalitike të betonit dhe do të dekompozojë përbërjet organike mbi sipërfaqen e tij në ndërtesa.
Vetitë e Betonit Fotokatalitik Vetëpastrues
Vetitë e betonit si në fazën plastike ashtu edhe në atë të ngurtësimit nuk ndryshojnë nga ato të betonit të zakonshëm kur ne shtojmë materiale fotokatalitike.
Kështu, konsistenca, përmbajtja e ajrit, pesha për njësi, koha e vendosjes, punueshmëria, përshkueshmëria, rezistenca në shtypje dhe në tërheqje nga përkulja, do të mbeten të njëjta si edhe ato për betonet e zakonshëm; me kusht që të respektohen normat dhe përdoren udhëzimet e rregullat e duhura.
Avantazhet e Betonit Vetëpastrues Fotokatalitik
Vetitë më të spikatura të këtij lloji të betonit janë vetëpastrimi, duke realizuar dhe ruajtur të pastër pamjen estetike të strukturave për një kohë të gjatë.
Materialet fotokatalitike të përdorura në prodhimin e betonit fotokatalitik vetëpastrues do të kontribuojnë gjithashtu edhe në dekompozimin e gazrave të dëmshëm si ozone si edhe të gazrave të tjera të dëmshme të përhapura në ajër për shkak të emetimit të gazrave të përziera me ujrat e shirave. Kjo është veçanërisht e rëndësishme në qytetet e mëdha dhe të mbipopulluara. Pra, do të zvoglojë në një masë të konsiderueshme ndotjen e mjedisit dhe do të shpëtojë jetët e shumë brezave që do të vijnë.
Studimet tregojnë se betoni fotokatalitik vetëpastrues për shkak të ngjyrës së bardhë do të reflektojë edhe më shumë nxehtësinë që bie mbi sipërfaqet e ndërtesave prej rrezeve të diellit. Rrjedhimisht, do të ndihmojë që edhe sipërfaqet e mbulesave të transmetojnë më pak energji gjatë stinës së verës, duke zvogluar temperaturën e ajrit në mjedisin urban dhe përfundimisht uljes së nivelit të ndotjes nga smogu.
Disavantazhet e betonit katalitik vetëpastrues
- Mund të mos jetë i përshtatshëm për aplikime të brendshme pasi ka nevojë për dritë për t'u aktivizuar. Megjithatë, drita artificiale mund ta zvogëlojë këtë disavantazh në një masë të caktuar.
- Betoni fotokatalitik vetë-pastrues nuk mund të etiketohet si i papërshkueshëm nga grafiti pasi pigmente e ndryshme ngjyruese janë rezistente ndaj rrezeve ultravjollcë duke u bërë pengesë midis dritës së diellit dhe sipërfaqes së betonit.
Aplikimi i Betonit Vetëpastrues Fotokatalitik
Ka disa aplikime të betonit fotokatalitik të cilat përfshijnë:
- Përdoret në ndërtimin e strukturave të ndryshme në banesa;
- Përdoret në ndërtimin e rrugëve. Kjo është shumë e dobishme pasi dekompozon disa prej gazrave që emetohen nga shkarkimet e mjeteve të transportit.
- Mund të përdoren në realizimin e strukturave mbajtëse të urave, duke ruajtur pamjen e saj të këndshme.
- Çimento fotokatalitike mund të përdoret për të prodhuar llaçe, tulla e blloqe prej betoni për shtresa të trotuarëve dhe elementë të ndryshëm të parapërgatitur.
- Barrierat e zhurmës për rrugë dhe autostrada etj.
Figura dhe Shembuj për aplikimin e betonit fotokatalitik vetpastrues në botë.
- Fig.1: Pluhur, Dioxid Titati (TiO2)
- Fig.2: Materialet fotokatalitike që reduktojnë ndotjen
- Fig.3: Struktura e re e kishës jubilare në Romë, Itali
- Fig.4: Blloqe e tulla prej betoni fotokatalitik në Japoni
- Fig.5: Ndërtesa qendrore e shoqërisë Air France në Francë, betoni fotokatalitik i përdorur në ndërtim
- Fig.6: Ekspozita e Milanos
Komentarze